Kryeministri Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, u takua me përfaqësues të të gjithë operatorëve të bashkuar në Shoqatën e teknologjive informatiko-komunikuese, me ç’rast është arritur pëlqim që të anulohet ndërprerja e paralajmëruar e ritransmetimit të kanaleve televizive vendore dhe të huaja.

Siç theksojnë në kumtesën e pres shërbimit qeveritar, kjo është arritur me qëllim të mundësive të cilat shihen për gjetjen e shpejtë të zgjidhjes.

“Në takim është biseduar për të gjitha aspektet të cilat dalin prej ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale”, qëndron në kumtesë.

Është konstatuar se ekzistojnë mundësi që të vihet drejt zgjidhjes së përbashkët shumë shpejtë, si edhe ndërgjegjësim prej të gjitha palëve për zgjidhjen e çështjes, në pajtim me interesin e shtetit dhe të qytetarëve.

Ndërprerja e ritransmetimit të të gjitha TV kanaleve vendore dhe të huaja u paralajmërua për më 2 mars në mesnatë, me përjashtim të kanaleve të servisit publik RTVM1, RTVM2 dhe kanalit kuvendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Xhaferi caktoi seancë për nesër në ora 11

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në ora 11 ka caktuar…

Janë rritur nivelet e lumenjve

Reshjet i kanë rritur nivelet e ujit të shumë lumenjve në vend.…

Në mesnatë skadon afati për dorëzimin listave të deputetëve

Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.…

Personat me këto diagnoza duhet të lirohen nga puna për shkak të Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur listë të diagnozave të sëmundjeve kronike, të…

Zyrtare: Është mbyllur vendkalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, është mbyllur vendalimi kufitar Bllacë –…