Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13 deri në 25 qershor të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetërore anulohen, informojnë nga Qeveria.

Shtabi kryesor koordinues i krizës, kanë thënë nga Pres shërbimi qeveritar, ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lidhur me pezullimin e vlefshmërisë së vendimeve të lëshuara për izolim shtëpiak për personat që janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR negativ të KOVID-19.

“Sot më 25.06.2020, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, konform nenit 136, paragrafi 1, alineja 4 e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/15 dhe 65/18) ka miratuar Vendim me të cilin pezullohet kryerja e gjitha vendimeve të marra në periudhën nga 13.06.2020 deri më 25.06.2020 për vendosjen e personave nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak të cilët kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR negativ të KOVID-19 dhe deklaratë të nënshkruar, si dhe vendimet e lëshuara për persona të cilët lirohen nga karantina shtetërore me test PCR negativ të KOVID-19, pas kthimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga një vend me rrezik të lartë/të mesëm për KOVID-19, ndërsa aktivitetet e zbatuara për të njëjtat vendime anulohen”, informojnë nga Pres shërbimi qeveritar.

Vendimi, konform Ligjit do të publikohet në “Slloboden Peçat” gjatë dy ditëve radhazi duke filluar nga 26.06.2020 dhe pastaj në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. /MIA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…