Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nuk sheh arsye për anulimin e zgjedhjeve. Sipas tij ky është qëllimi dhe nuk është mirë të anulohen zgjedhjet, por ato duhet të mbahen, ndërsa fushata mbase do të jetë më ndryshe.

“Unë personalisht nuk shoh në asnjë mënyrë, asnjë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve. Ky është qëllimi të cilin dëshirojmë ta arrijmë dhe nuk është mirë që zgjedhjet të anulohen, ato duhet të mbahen. Të gjitha resurset shtetërore janë të gatshme, të ekipuara dhe parlamenti është shpërndarë, tashmë është përgatitur e gjithë ajo që është procedurë paraprake dhe ka përfunduar. Tani mbase koronavirusi do të na vendosë në pozitë të bëjmë fushatë më ndryshe, gjithsesi mediumet elektronike dhe mundësitë e internetit janë në dispozicion, video strimet dhe të tjera mund t’i vendosim dhe besoj se do të prekim tek qytetarët. Me rëndësi është qytetarët ta dinë se për kë do të votojnë, të dinë se kë do ta zgjedhin dhe se si do ta zgjedhin. Është e rëndësishme t’i promovojmë të gjithë individët tanë dhe deputetët, programet, vizionet dhe detajet rreth të gjithë kësaj pune që të mund të dalin, pasi është e rëndësishme të dalin. Suksesi i zgjedhjeve nuk është e njëjtë nëse do të jetë me 45 për qind apo me 75 për qind. Kështu që besojmë se maksimalisht do t’i motivojmë të dalin qytetarët pasi me daljen e qytetarëve gjithsesi e plotësojmë edhe obligimin qytetar”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aziri: Funksionarët trajtohen me përparësi për ajër të pastër

Aleanca për Shqiptarët kritikon shpalljen e qeverisë për furnizim publik me pajisje…

Në orën 20 konferencë për shtyp në Qeveri lidhur me rastin e parë me koronavirus në vendin tonë

Në orën 20 në hapësirat e Qeverisë do të mbahet konferencë e…

Ligji për Prokurorinë, partitë larg marrëveshjes

Katër ditë para shpërbërjes së parlamentit, qeveria së shpejti do ta dërgojë…

Greqia ndalon hyrjen e qytetarëve serbë

Greqi ka mbyllur kufijtë për qytetarët e Serbisë. Në njoftimit që i…

Mickoski: Më 21 prill do të fitojmë qeverisjen e keqe

Ndërkohë drejtuesit e VMRO DPMNE-së në forumin e gruas të kësaj partie…