Editorial i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI

Figura më antipopullore për momentin në vend pa dyshim që është Shaqir Fetai! Prej një personaliteti të diskutueshëm, prej një “profesori të respektueshëm”, prej një “myftiu” që ka vepruar si urith, ka arritur në një stad ku secili që përshëndetet me të ndjehet i turpëruar. Sot, ndër turpet e mëdha llogaritet edhe ajo nëse të sheh dikush me këtë person, i cili, për interesa të veta të ulta është në gjendje që t’i turpërojë të gjithë, çdo një mysliman të vendit dhe më gjërë.
I mbetur pa kurrfarë personaliteti, i mbetur pa kurrfarë autoriteti, Shaqir Fetai mundohet që çdo person që i pihet çaji apo kafja me të, çdo mevlud, çdo varrim e çdo ngushëllim ta keqpërdorë duke e kthyer në aktivitet të tij personal. I përdor rastet, i përdorë njerëzit, i përdorë situatat për pak reklamë, duke menduar se, sado pak do t’i rritet marzhi i “popullaritetit”. Në fakt, këto nuk po përceptohen asgjë tjetër përveçse manipulim të Shaqir Fetait për marketin!
Qindra fotografi se si hypin haxhilerët në autobus, qindra fotografi se si falen haxhilerët, qindra fotografi se si ecin, si bëjnë tavaf, si e gjuajnë shejtanin, qindra fotografi se si pushojnë nën tendat e Arafatit dhe, tërë kjo paraqitet sikur BFI-ja dhe Shaqir Fetai t’i kishte dërguar këta haxhinj në haxhillëk me pagesë nga vetë BFI-ja; sikur vetë Shaqir Fetai t’ua kishte paguar haxhin! Po, një donator që paguan dhe dërgon myslimanë në haxh, këtij po që i ka hije të dëshmojë për çdo situat, sepse, fundja, është aktivitet i tij për një të mirë, për një qëllim të shenjtë.
Bashkësia Fetare Islame nuk ka detyrë që të jetë në shërbim të myslimanëve, por e ka obligim të patjetërsueshëm! Siç e ka faljen e namazit në xhemat, ibadet ky që absolutisht nuk guxon të keqpërdoret dhe të përvetësohet nga imami! Haxhilerët kanë paguar nga 5700 euro kurse Shaqir Fetai mundohet të paraqitet si të jetë “donatori” i këtij haxhi!
Edhe kurbanët e sivjemë Shaqir Fetai mundohet t’i paraqesë si kurbanë të sponsoruar prej tij! A nuk është turp që të zhvillojë propagandë se sa mish shpërndau BFI-ja? Prej nga ky mish i BFI-së kur këtij Institucioni iu paskan dhuruar edhe sivjet mbi 6000 kurbanë? Kurbanin që e kanë paguar muslimanët, Shaqir Fetai e shpërndanë si kurban të vetin! Kur një person ngelë pa fytyrë, pa reklamë dhe pa personalitet, natyrisht që do të bëjë edhe veprime të tilla të shëmtuara!
Shaqir Fetai thotë se sivjet qenka kryer “plotësisht therrja e kurbanëve”, për dallim nga viti i kaluar kur na paskan mbetur rreth 100 kurbanë të patherrur. Therrjen e plotë Shaqir Fetait ia paskan kumtuar anëtarët e Komisionit Qendror, të cilin e ka zgjedhur vetë dhe pa kurrfarë vendimi e propozimi nga Rijaseti.
Mishin e tëpërt e paska shpërndarë për ç’gjë publikon edhe qindra fotografi! Fotografi që dëshmojnë punën shkel e shko të Shaqir Fetait, sa për reklamë e përfitim të ndonjë pike, fotografi që ia tradhëtojnë nijetin, përkushtimin, sepse kemi stogje të mishit, të grumbulluar si pleh nëpër kamionë të papërshtatshëm, fotografi që “të varfërit” e marrin mishin dhe e ngarkojnë në Benz, në super makina luksoze. Një institucioni normal, që nuk i ka ngelur te marketingu i poshtër, që nuk do të përfitojë nga mundi, nga djersa, nga gjaku e para e huaj, do të kërkonte që i tërë mishi të paketohej dhe, vetë myftinitë të shkonin nëpër magazina-frigoriferë, t’i tërhiqnin pakot e caktuara dhe direkt ta bënin shprndarjen e mishit nëpër xhami ku do të ftoheshin të varfërit e secilës lagje, mëhallë, e rrugicë, të vinin e ta tërheqnin pjesën që u takon. Fundja, apeli për therrje të kurbanëve për Medrese dhe për të varfër është bërë nëpër xhami, lista e atyreve që duhet të marrin mish kurbani është bërë nëpër xhami! Për më tepër, mishi nuk është një produkt që pret kalim propagandistik nëpër kierarkinë qesharake të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait.
Edhe diçka? Pse Shaqir Fetai nuk e tregon se cila ishte sasia e mishit që u ndal për Medresen dhe cila ishte sasia e mishit me të cilën u ngarkuan secila myftini për ta shpërndarë te nevojtarët! Duhet të dihet saktësisht numri i nevojtarëve që u ndihmuan nga myftinitë dhe sasia e mishit që iu dha! Nuk e dimë nëse i kujtohet opinionit kur Shaqir Fetai thoshte se, sivjet, për herë të parë do të botojmë emrin dhe mbiemrin e secilit pagues të kubanit në Medrese, nëpr myftini dhe në selinë e BFI-së?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fehmi Agani për sintagmën “Shqipëri e Madhe”

Telegrafi ju risjell shkrimin e akademikut Fehmi Agani (1932-1999), të botuar në…

Asnjë diplome s’e kamuflon analfabetizmin!

Thënia e njohur: “të kaplon gjumi si tradhtar e zgjohesh si patriot”,…

“Reisi” Zoran Zaev dhe “politikani” Shaqir Fetai

Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se është i pabesë, se nuk…

Fati i monopolit kriminal në homologimin e veturave i Devollëve në dorën e deputetëve të VV-së dhe Qeverisë!

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava / Me që tani situata është në favorin…

Lideri që i bëri 18 vjet në Parlament pa e hapur gojën

Xhevdet Hajredini /Ç’rëndësi ka se sa deputetë shqiptarë ka në kuvend, se…