Në periudhën e sjelljes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve presidenciale nuk guxon të fillohet çfarëdo lloj ndërtimi  me mjete të buxhetit ose të fondeve publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike dhe persona tjerë juridik që disponojnë  me kapital shtetëror nuk mund të bëjnë  pagesa  të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, ndërsa nuk mund të fillojë as procedura për  punësim të personave të rinj ose procedura për ndërprerje  të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, informon Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Nga Komisioni sqarojnë se  nuk mund të fillojë ndërtimi  me mjete të buxhetit ose nga fondet publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona tjerë juridik që disponojnë  me kapital shtetëror të objekteve të reja në infrastrukturë  si rrugë,  ujësjellës,  kanalizim, kënde sportive, linja të energjisë dhe objekte tjera ose objekte  për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte dhe objekte tjera,  përveç nëse për atë qëllim  paraprakisht sigurohen mjete  nga buxheti, përkatësisht bëhet fjalë për realizimin  e programit të sjellur  në bazë të ligjit për  vitin rrjedhës.

Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime të materialeve nga mjetet buxhetore ose nga mjete të fondeve publike që nuk janë  pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transferet njëvjeçare dhe pagesat ose  transfere të njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga  mjetet e fondeve publike pa u tjetërsuar kapitali shtetëror pa u nënshkruar marrëveshje kolektive, ndërsa nuk mund të fillohet procedurë  për punësim të personave të rinj ose procedurë për ndërprerje  të marrëdhënies së punës  në institucionet  shtetërore dhe publike. Procedurat e filluara  duhet të lihen në gatishmëri, përveç në raste të punëve  urgjente dhe të pa anuluara.

Në periudhën prej 20 ditësh para fillimit të fushatës zgjedhore, deri në përfundimin e zgjedhjes së presidentit dhe deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhje të kryetarit të komunës,  nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit  ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona tjerë juridik që disponojnë  me kapital shtetëror, në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, kanalizim, linja të energjisë, kënde sportive dhe objekte tjera  ose objekte për veprimtari shoqërore, shkolla, kopshte dhe objekte tjera.

Nën ndalesë të mbajtjes së ngjarjeve publike, thonë nga KSHPK, nuk nënkuptohet dhënie e veçantë e deklaratës publike të bartësve të funksionit publik ose kandidat për bartës të funksionit publik në tubime, intervistë për mediumet, debat në mediume ose përgjigje e pyetjes së gazetarëve.

Për nevojat e fushatës zgjedhore, ndalohet shfrytëzimi i hapësirës së zyrave, pajisjes së zyrave dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore,  me përjashtim të personave për të cilët zbatohen  dispozitat e veçanta për mbrojtje të personalitetit. Ndalohet edhe kryerja dhe përpjekja  për kryerje të presionit dhe frikësim  të votuesve ose anëtarëve të familjeve të tyre ose personave të tyre të afërt.

“Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do ta ndjekë tërë procesin  zgjedhor edhe në raste të bazave të dyshimit  se shkelet ligji  do të ndërmarrë masa për konfirmim  të dyshimeve të tilla, do t’i njoftojë organet kompetente  dhe do të kërkojë ndërmarrje të aktiviteteve në suaza të  veprimit të tyre kompetent. Mosrespektimi i ndalesave të konfirmuara në nenet 34 dhe 35 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave  edhe në nenet 8-të dhe 8-b të Kodit zgjedhor, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do t’i llogarisë  si përgjegjësi të personave përgjegjës  në organet shtetërore dhe subjektet tjera, ndërsa në rast të shkeljeve të konstatuara dhe keqpërdorimeve  do të ndërmarrë  aktivitete adekuate dhe masa sipas ligjit”; thonë  nga Komisioni Antikorruptues.

Në periudhën e ardhshme të zbatimit të aktiviteteve me zgjedhjet presidenciale, si dhe zgjedhjet e caktuara të parakohshme për kryetar të komunës së Ohrit, kryetar të komunës Novo Sello dhe kryetar të komunës së Dibrës, KSHPK sipas dispozitave të Ligjit të ri  për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave nuk ka bazë ligjore të japë mendim  për kërkesat e dorëzuara për mendime  të lidhura me mënyrën e  veprimit të ministrive, njësive të vetëqeverisjes lokale, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, trupave rregullator, shoqatave tregtare të themeluara nga shteti dhe institucione tjera  të themeluara nga shteti gjatë procesit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…