Hulumtimi më i ri i Institutit amerikan NDI, që është publikuar edhe në faqen e tyre zyrtare nxjerr LSDM-në në nivel nacional dhe koalicionin Aleanca-Alternativa nga kampi i partive shqiptare si më të favorizuara nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në vend. Në hulumtim janë përfshirë gjithsej 1212 të anketuar dhe është realizuar në periudhën 26.02.2020-05.03.2020.

Në pyetjen “A keni mendim shumë favorizues , deri diku favorizues, deridiku jo favorizues dhe shumë jo favorizues për secilën nga partitë politike”, 41% e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv për LSDM, ndërsa mendim pozitiv për VMRO-DPMNE-në kanë dhënë vetëm 28%. Në kapmin politik shqiptar, mendim pozitiv për koalicionin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa kanë dhënë 17% e qytetarëve, ndërsa për BDI-në 16% kanë mendim pozitiv.

Kështu, sipas NDI-së mbështetja që koalicioni Aleanca-Alternativa gëzojnë tek elektorati shqiptar është në epërsi ndaj BDI-së dhe sipas shifrave fitues i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare tek shqiptarët do të jetë koalicioni Aleanca-Alternativa me 45% kundrejt BDI-së me 37%.

Por, mbetet shqetësues fakti se grafa e votuesve të papërcaktuar dhe të atyre që pranojnë se votojnë nën presion është në shifra alarmante. Kjo është dëshmi që elektorati shqiptar në RMV është ende nën një presion të madh që ushtrohet nga partia në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…