E LIRË VETËM NËNTË MUAJ

(Enkas për HEJZA-n)
Jam autore e disa librave me poezi dhe prozë për fëmijë. Mendjen e kam te proza, shpirtin te poezia. Kur isha e vogël flisja me një kumbull të bardhë që atëherë më marrosi dhe jam në kërkim të bardhësisë.
“Nëse m’i sheh duart me kujdes, që rrallë herë i ekspozoj, brenda grushteve kam dy diej të vegjël që më çelin udhën. Kam edhe hënën që dhemb brenda brinjëve të shpirtit tim, duke u përpëlitur për kohën”.
E kam fjalën për kohën si nocion natyror që ikën dhe shënjon pakësinë e njeriut në këtë botë. Gjithçka vdes…vdes dhe koha. Koha është në mua si nocioni më i lartë. Them kështu pasi koha e mbetur peshon për të matur gjithçka dhe çdo gjë, për mua vlen çdo sekondë, por më shumë vlen njeriu që nuk erdhi dot në këtë tokë (dhe nuk e kam fjalën për qenie fizike). E dua kohën e mbetur brenda meje ta përsos, të më përsos, të vdes e papërsosur, ngaqë jam njeri…
Frymëzimi im është shumë i vështirë. Unë nuk lind dot për ditë.
Me poezinë kam relacion të çuditshëm. Ikën nga unë prej muajsh, ndoshta vitesh dhe ja ku erdhi sërish për të më lënë në varg.
Ja që ajo poezia e gjen kohën të vijë tek unë. Jam duke punuar për një vëllim poetik, ku thelbi është dashuria dhe shenjtërimi i (vetes) gruas.
Së për lirinë, unë mendoj se kam qenë e lirë vetëm nëntë muaj në barkun e nënës sime. Përndryshe, të gjithë jemi në kërkim të lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shfaqjeve që u shteret zëri

Midis nesh Lëvizje politike të iniciuara dhe të zhvilluara nga artistë ka…

BOTUES SERIOZ ME BOTIME JOSERIOZE

Midis nesh Nëse herë pas herë konstatojmë se ekziston edhe mafia letrare,…

Klanizimi i artit

Dije Demiri Frangu për kritikën letrare (Enkas për Hejza-n)Arti është klanizuar. Klanet…