Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit. Dhe derisa pasojat e vendimit të rëndësishëm nuk do të dihen plotësisht për javë ose muaj, në mos me vite, të paktën një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pret që skuadrat e përfshira në tentativën e re, të fillojnë të përballen me pasojat e vendimit të tyre sa më herët.

Kryetari i Federatës Daneze të Futbollit, Jesper Moller, ka thënë për gazetën DR Sport se pret që anëtarët e grupit ‘të shkëputjes’ që kanë mbetur në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, të përjashtohen nga gara më prestigjioze deri më tani.

“(Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea) do të përjashtohen dhe unë pres që kjo të ndodhë të premten. Pastaj do të shohim se si do të përfundojë Liga e Kampionëve”, ka thënë Moller.

“Doemos duhet të ketë një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të premten. Pres që 12 klubet të përjashtohen”, ka shtuar ai.

Për më shumë, dy pjesëtarë të tjerë të grupit ‘të shkëputjes’, Arsenali dhe Manchester Unitedi, ndodhen në Ligën e Evropës, ashtu që nëse ndodh ajo që thotë Moller, edhe këto dy klube do të përjashtohen nga gara e dytë evropiane për nga rëndësia.

Më herët gjatë ditës, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është zotuar se do t’i përdorë të gjitha mjetet dhe sanksionet në dispozicion për kundërshtimin e 12 klubeve që njoftuan për planet e tyre që t’i bashkohen Superligës Evropiane. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…