Nuk kemi ndarje të qartë mes atij që duhet ta ndjek krimin dhe atij që duhet të jetë partner me krimin. Për fat të keq, tek ne ai që duhet ta ndjek krimin, është partner me krimin, këtë e tha mes tjerash në komentin e tij për vrasjen e dyfishtë në Shkup, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Micksoki thotë se Maqedonia është vend i krimit.

“Kur gjysma e anëtarëve të karteleve të Ballkanit me drogë kanë pasaportë maqedonase, që i janë dhënë këtu, atëherë është normale që krimi të ketë shtet të vetin. Për fat të keq, kjo është Maqedonia jonë. 300 metra nga qendra e Shkupit, të ndodhë një vrasje e tillë, precize. Njerëz me pushka automatike të shëtiten, dhe jo një por 4, e përsëris, 300 metra larg nga qendra e kryeqytetit edhe në kinematografitë më të këqija nuk mund ta shihni, por ja për fat të keq, shumë dëshmitarë atë ditë, në atë lokal apo në rrethinë kanë parë se si realizohet ekzekutim brutal i njerëzve, 300 metra larg qendrës së kryeqytetit, në Shkup”, tha mes tjerash Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Murtezaj: Macron favorit në sondazhe, vizioni i tij që Kosova dhe rajoni të integrohen në Evropë

Qytetarët francezë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun…

Zelensky u bën thirrje rusëve që të ‘ndalojnë’ Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që…

Nga Vetëvendosja tregojnë nëse do ta përkrahin Ramush Haradinajn për president

Lëvizja Vetëvendosje s’do të përkrahë asnjë kandidatë për President të vendit, pa…

Zyrtari i PD-së përballet me të papriturën, ja çfarë i ndodhi gjatë natës

Makina e kryetarit të grupseksionit të PD në Vaun e Dejës, Ariston…