LSDM informon se pasojnë edhe katër ratifikime nga shtetet të tjera anëtare deri në pranimin zyrtar në NATO.

“Senati amerikan dje me shumicë të madhe, 91 vota “pro” dhe vetëm 2 kundër, ratifikoi protokollin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur. Interesi kryesor strategjik dhe kombëtar i vendosur nga dita e pavarësisë, anëtarësimi i plotë në Aleancën e NATO-s është duke u realizuar”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM theksojnë se anëtarësimi në NATO garanton sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe sigurinë e përhershme të kufijve të tij. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi në NATO nënkupton më shumë investime, një ekonomi të qëndrueshme, vende të reja pune dhe më shumë para në çdo familje.

Për nëntë muaj, protokolli për anëtarësim në NATO e kanë ratifikuar 25 shtete.


Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet një rus pasi lëshoi dronin mbi Pallatin Mbretëror të Suedisë

Një rus është arrestuar nën dyshimin se ka xhiruar me dron mbi…

Turqi, shtyhen procedurat e haxhit për shkak të koronavirusit

Pagesat, përgatitjet dhe procedurat e tjera për haxhinjtë e mundshëm turq në…

Sulm me raketa në Kiev, disa të lënduar

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko thotë se kanë shumë të…

Qyteti i alfabetit pa shkolla shqipe

Sot, më 14 nëntor, janë mbushur 112 vjet që kur në Manastir…

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi…