Nga Josh Rogin/ Administrata e Biden sapo ka nxjerrë rezultatet e rishikimit të strategjisë së saj ndaj Koresë së Veriut, e cila ka për qëllim të hartojë një rrugë përpara për të zgjidhur një nga p roblemet më të vështira dhe më të rre zikshme të sigurisë kombëtare në botë. Por tani që rishikimi ka përfunduar, plani i administratës është në thelb të presë që lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un të bëjë lëvizjen tjetër pozitive, e cila nuk duket se do të ndodhë së shpejti. Për disa, kjo tingëllon si një kthim në politikën e “durimit strategjik” të epokës Obama – thjesht pa e specifikuar këtë.

Në fjalimin e tij për kombin javën e kaluar, Presidenti Biden tha se programet b ërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit “paraqesin k ërcënime serioze për sigurinë amerikane dhe sigurinë e botës”, dhe ai u zotua të punojë me aleatët për të trajtuar të dy rastet. Por në 100 ditët e para, administrata e Biden-it i ka kushtuar burime dhe kapital të jashtëzakonshëm diplomatik ri-angazhimit me Iranin. Nga ana tjetër, diplomacia e lidhur me Korenë e Veriut është përqendruar kryesisht në konsultime me aleatë si Japonia dhe Koreja e Jugut. Ekipi i Biden i zgjati dorën në heshtje Pyongyang-ut në shkurt por nuk mori asnjë përgjigje. Gjithashtu, dy zyrtarë të lartë të administratës më thanë se as regjimi i Kim nuk i është përgjigjur një përpjekjeje të dytë nga Ekipi Biden për të përcjellë rezultatet e këtij shqyrtimi tashmë të përfunduar, transmeton lexo.com.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…