Serbia vazhdon të provokojë situatën në Kosovë me veprimet e saja dhe kërcënimet për luftë.

Së fundmi fqiu verior ka vendosur 48 baza operuese ofensive, nga to 28 janë baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës.

Për këto baza ushtarake kishte folur muaj më parë edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Kurti kishte vënë theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë.

“Ministri i Mbrojtjes së Rusisë ka një seli brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë”, kishte thënë Kurti, duke shtuar se ka rreziqe për tensionim të situatës në Ballkan.

“Serbia ka lidhje të ngushta me Kremlinin, në njërën anë kulturore e historike, e tjetrën ushtarake e ekonomike”, tha kryeministri.

E së fundmi në Twitter janë publikuar dokumente ku shihen saktësisht vendndodhja e 48 bazave operuese ofensive të vendosura nga Serbia afër kufirit me Kosovën.

Publikimin e tyre e ka bërë analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq.  Ai ka thënë se ka pranuar një sërë dokumentesh ku përshkruhet në detaje prania e Rusisë në politikën e sigurisë së Serbisë.

“Kam marrë një sërë dokumentesh që ofrojnë një përshkrim të detajuar të pranisë së Rusisë në arkitekturën politike/sigurie të Serbisë, pretendimet e Rusisë duke trajnuar forcat speciale në SRB por edhe entitetin RS të BiH + vendndodhjet e dhjetëra objekteve ushtarake serbe përgjatë kufirit të Kosovës”, shkruan Mujanoviq.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti së dje në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ka deklaruar presidentin rus, Vladimir Putinin e pengon suksesi i Kosovës.

Ai është shprehur se Putini është i fiksuar pas Kosovës.

“Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën.”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gërxhaliu: Varret masive janë hapur nga serbët, u kanë hequr organet shqiptarëve të vrarë

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për raportin…

Koreja e Veriut synon të ketë forcën bërthamore më të fortë në botë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se qëllimi…

Zjarret, Portugalia kërkon ndihmë nga BE

Zjarret në disa pyje në Portugali kanë plagosur 29 persona, ndërsa temperaturat…

SHBA e shpalli “non grata” bashkë me familjen/ Sali Berisha sfidon Sekretarin e DASH: Bëj publike faktet!

Pas vendimit të SHBA-së për shpalljen “non grata” të Sali Berishës bashkë…

“Shqipëria do të bllokohet nëse nuk paguan”, Becchetti: Qeveria Rama më detyrohet 150 milionë euro

Biznesmeni italian Francesco Becchetti thyen heshtjen dhe flet për here të parë…