Disa po fitojnë shuma të mëdha parash duke raportuar automjete komerciale të ndezura pa shofer sipas rregullave të një ligji të qytetit të New York-ut të vitit 2019. Një burrë ka fituar tani para me një numër gjashtë shifra për këtë raportim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ish-kryebashkiaku Bill de Blasio u përpoq të publikonte ligjin, të quajtur Programi Ajror i Ankesave të Qytetarëve, në ditët e tij të fundit në detyrë, derisa ai shtynte axhendën e tij për klimën.

Ja si funksionon. Qytetari duhet të gjejë një automjet komercial që është i ndezur. Nëse është në një zonë shkolle, incizojeni për një minutë. Nëse nuk është në një zonë shkolle, regjistrojeni atë për tre minuta.

Më pas qytetari duhet të ngarkojë pamjet në Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit të qytetit, së bashku me një deklaratë. Pronari i automjetit mund të gjobitet me 250 dollarë ose më shumë. Qytetari që raporton këtë fiton 87.50 dollarë, ose një të katërtën e secilës gjobë të lëshuar.

Është bërë një ditë pagese mjaft fitimprurëse për njujorkezët si Donald Blair. Ai raportoi kamionët dhe autobusët në Brooklyn dhe u pagua 55 mijë dollarë. Ai do të fitojë edhe 70 mijë dollarë të tjera.

Shuma e kombinuar e Blair-it prej 125,000 dollarësh është më e shumta që një njujorkez i vetëm ka fituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Më kanë censuruar”, Trump nis luftën me Twitter, Google dhe Facebook

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se…

Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën: Nuk i pranojmë vijat e juaja të kuqe

Joe Biden ka paralajmëruar se nuk do të pranojë “vijat e kuqe”…

Specialja ua refuzon aplikimet shtatë personave që u paraqitën si viktima të UÇK-së, katër prej tyre shqiptarë

Shtatë personave që u paraqitën në Speciale si viktima të UÇK-së u…

Spasovski: Qytetarët të mos udhëtojnë jashtë shtetit

Kryeministri Oliver Spasovski sot përmes një video mesazhi në profilin e tij…

Partitë nisin negociatat për ndryshim të legjislaturës zgjedhore

Është zhvilluar takimi i parë i negociatorëve për ndryshime eventuale në Kodin…