Për të tretin vit radhazi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 600 të shtëna masive në një vit, sipas të dhënave të organizatës jofitimprurëse “Arkivi i dhunës me armë” (GVA), dhe numri total i të vrarëve nga armët e zjarrit ka arriti në 39 mijë e 816 viktima.

Sipas organizatës, deri më tani këtë vit, ka pasur 609 krime në të cilat katër ose më shumë persona, pa llogaritur personin e armatosur, janë qëlluar – duke e vënë SHBA-në në rrugën e duhur për të arritur në 675 të shtëna masive deri në fund të vitit, shkruan Euronews.

Gazeta Hill kujton se vitin e kaluar janë regjistruar rreth 690 të shtëna masive në të gjithë SHBA-në, që është një rritje nga 610 në 2020 dhe 417 në 2019.

Në fillim të kësaj jave, pesë persona u vranë në një të shtëna masive në klubin e natës “Q” në Kolorado Springs dhe gjashtë të tjerë u vranë të mërkurën në “Walmart” në Chesapeake, Virxhinia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përmirësim i lehtë i situatës në Shkodër

Tkurret sipërfaqja e tokave të përmbytura Rënia e intensitetit të shirave ka…

Mali i Zi, Forcat pro-serbe fituese në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe disa komuna tjera

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna në Mal të Zi,…

Sondazhi i Euronews: PS merr më shumë vota në 25 Prill se e gjithë opozita e bashkuar

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë…

79 raste të reja me Covid-19 dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 79 raste…

Arrijnë 12 respiratorë në Shkup, donacion i Bashkimit Evropian

Si pjesë e ndihmës së projektuar të Bashkimit Evropian për nevojat urgjente…