Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i ka kërkuar Gjermanisë të mos strehojë burrat rusë që kanë ikur nga vendi i tyre për t’iu shmangur mobilizimin ushtarak, duke i përshkruar ata si një “rrezik për sigurinë”.

Ata janë “të rinj që nuk janë penduar, por duan të shmangin shërbimin ushtarak”, tha ai më 30 tetor, në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag.

Qindra mijëra rusë janë larguar nga Rusia që kur presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizimin ushtarak në fund të shtatorit.

Makeyev shprehu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Ukrainës, por tha se Berlini duhet të lëvizë me “më shumë shpejtësi”.

“Kur shikoj veprimet e Gjermanisë në këtë luftë, ndonjëherë mendoj: ‘Ka një makinë sportive gjermane që lëviz në autostradë 30 kilometra në orë’”, tha ambasadori.

Në fund të fundit, Gjermania ndihmon, “por vetëm kur është pothuajse tepër vonë”, shtoi ai.

Makeyev u emërua ambasador i Ukrainës në Gjermani më 24 tetor, duke zëvendësuar Andriy Melnyk, i cili u largua në Korrik. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA/ Një i vdekur, 3 të plagosur teksa shoferi mësyn protestuesit me makinë në Minneapolis

Në imazhe shihet zona e rrethuar ku një grua u vra dhe…

Policia gjen qese plastike me 10 kilogramë marihuanë në Tetovë

Dje (19-tetor) rreth orës 14:10, në rrugën lokale që lidhë vendbanimin e…

OBSH: Virusi ende paraqet një rrezik të lartë deri në krijimin e vaksinës

Pjesë të botës kanë filluar të dalin nga pandemia e Covid-19 dhe…

Theret me thikë një i mitur, arrestohet i dyshuari

Një mitur është ther me thikë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në…

Turku i shumëkërkuar arrestohet në Shqipëri, kishte fituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptomonedhat

Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për…