Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chritopher Hill, ka thënë se vendi të cilin ai e përfaqëson së bashku me Bashkimin Evropian presin nga Serbia që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Hill, gjithashtu shtoi se nëse Beogradi beson nëse Rusia do ta ndihmojë atë në zgjidhjen e çështjen e Kosovës, duhet të “mendojë serish”

Hill tha se senatori amerikan Chris Murphy dhe kolegët e tij dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq diskutuan javën e kaluar një sërë temash, duke përfshirë marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe vlerësuan se marrëdhëniet ishin të mira, por gjithashtu se mund të bëhet më shumë.

“Një nga temat ishte situata në Ukrainë, një nga tragjeditë më të mëdha në këtë shekull. Prandaj nuk është për t’u habitur që përfaqësuesit amerikanë paraqitën aspekte të ndryshme të asaj situate në kombinim me marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së”, tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori amerikan tha se nga këndvështrimi i BE-së dhe SHBA-së, Serbia duhet të veprojë si anëtare e BE-së dhe t’i bashkohet sanksioneve, se është e qartë se kjo është politika e tyre dhe se Serbia duhet të mendojë për të.

I pyetur për atë se disa ekspertë thonë se çështja e Kosovës është një burim kryesor i ndikimit rus në Serbi, dhe zyrtarët serbë shpesh thonë se Rusia po mbron interesat e Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për çështjen e Kosovës, Hill tha se ai “nuk ka parë gjë që tregon se Rusia mbron këdo përveç Putinit”.

Më tej, Hill tha se qëndrimi i tyre është se Serbia duhet ta mbështesë dialogun me Kosovës e të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Nuk mendoj se Serbia duhet ta shikojë Rusinë në korrelacion me Kosovën, apo anasjelltas, por ta shikojë secilën situatë veç e veç. Rusia është larguar kaq shumë nga ajo që ne e quajmë dinjitet ndërkombëtar, aq larg nga vlerat perëndimore, kështu që nëse mendoni se Rusia do të ndihmojë disi me Kosovën, duhet të mendoni përsëri për këtë”, tha ambasadori Hill.

I pyetur se pse Serbia blen armë nga Rusia dhe Kina, Hill tha se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se “Serbia duhet të mendojë në një periudhë më afatgjate për një strukturë sigurie që e bën atë të sigurt dhe strukturat e përbashkëta të sigurisë janë më të mirat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rritet siguria për Dritan Abazoviqin, politikanit shqiptar i rrezikohet jeta

Pas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë se siguria e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq…

Asnjë vend në botë nuk ka strategji daljeje nga gjendja me koronavirus

Shumë vende evropiane po marrin masa gjithnjë e më shtrënguese, por BBC…

Të shtëna me armë jashtë spitalit, një i vdekur

Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos pas disa…

Kurti në Forumin Strategjik në Bled takon kryeministrin kroat, flasin për sigurinë dhe ekonominë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin strategjik në…

Abazoviq do të votojë për shkarkimin e ministrit malazez që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë

Presidenti i Lëvizjes Civile (GP) URA, Dritan Abazoviq, pohoi se do të…