Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës.

Ai përmes një reagimi në Twitter ka thënë se ambasada gjermane dënon dhunën ndaj gazetarëve.

“Ambasada gjermane në Prishtinë dënon ashpër edhe një herë dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna. Ne urojmë shërim të shpejtë ekipit të televizionit Klan Kosova”, thuhet në reagimin e ambasadorit.

Ndryshe dje ekipi i televizionit Klan Kosova u sulmua me gurë nga persona të maskuar derisa po shkonin për të raportuar për situatën në Zubin Potok.

Si pasojë e sulmit gazetarja dhe shoferi kanë pranuar tretman mjekësor. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia, vatra e re e nxehtë e koronavirusit

Rusia mund të jetë vatra tjetër e nxehtë e koronavirusit. Shifrat e…

Arrestohet 24 vjeçari nga Gostivari

Me 31.08.2019 në ora 01.50 në Gostivar, në rrugën “Nikolla Tesla”, zyrtarët…

Rasti në Gllogjan, prokurorja Gashi: Deri tani janë intervistuar shumë persona, është bastisur një shtëpi

Sahide Gashi, prokurore e rastit të mbrëmshëm në Gllogjan ku u vranë…

Bombardohet teatri në Mariupol, ku ishin strehuar qindra njerëz

Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka publikuar një imazh të teatrit të qytetit…

Kurti: Fushata kundër shqiptarëve të Luginës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian,…