Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të ministrit Goran Rakiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar kishte krahasuar këtë aksion me “Natën e Kristalt” (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç.

(Kosova Sot Online)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Filipçe: Nga nesër fillojmë terapinë e kombinuar, klorikinë+azitromicinë

Ministri i Shëndetësisë, Flipçe gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit…

Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID në vlerë prej 1.6 milionë dollarë

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa…

Blinken thotë se SHBA është e shqetësuar se Rusia mund të ‘përpiqet të ripërsërit’ pushtimin e Ukrainës si në vitin 2014

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se SHBA-të janë…

Policia e Kosovës mbyll vendkalimet në Bërnjak e Jarinë

Ministria e Punëve të Brendshme, ka mbyllur vendkalimet kufitare të Kosovës me…

Pejë: Arrestohen një polic dhe gjashtë qytetarë për bixhoz

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic dhe gjashtë qytetarë në…