Australia ka bërë një gabim “të madh” diplomatik, tha ambasadori francez, Jean-Pierre Thebault të shtunën pasi u tërhoq në Paris, ku Canberra hoqi dorë nga një marrëveshje shumë miliardë dollarësh për nëndetëset franceze, në favor të një marrëveshjeje alternative me SHBA-në dhe Britaninë.

“Unë mendoj se ky ka qenë një gabim i madh, një menaxhim, shumë i keq i partneritetit – sepse nuk ishte një kontratë, ishte një partneritet që supozohej të bazohej në besim, mirëkuptim reciprok dhe sinqeritet”, tha ambasadori Thebault për mediet në Canberra.

Australia ka deklaruar të enjten se do të anulonte marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2016 për Grupin Naval të Francës për të ndërtuar një flotë nëndetësesh konvencionale dhe në vend të kësaj do të ndërtonte të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore me teknologji amerikane dhe britanike pasi të kishte arritur një partneritet trepalësh të sigurisë.

Franca e quajti anulimin e marrëveshjes – e vlerësuar në 40 miliardë dollarë në vitin 2016 dhe llogaritet se vlen shumë më tepër sot – si thikë pas shpine dhe i tërhoqi ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…