Është e vërtetë që siguria e dokumenteve të udhëtimit është një pikë referimi e rëndësishme në monitorimin e zbatimit të regjimit pa viza. Por mendoj se është herët të flitet nëse do të ketë apo jo një ndikim në regjimin pa viza. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir, i cili në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se momentalisht, duhet të diskutohet trajtimi i rastit nga sistemi gjyqësor dhe jo të diskutohet për regjimin e vizave. “Është shumë e rëndësishme që kur ka akuza për afera të ndryshme, të hetohen në mënyrë efektive. Nëse ka prova kundër një individi, gjyqi mund të zhvillohet në një kohë dhe në mënyrë efektive dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kishte shumë spekulime në media për këtë çështje. Unë pashë biseda në lidhje me regjimin pa viza”, është shprehur ambasadori Gir, ndërsa ka shtuar se nëse ka vrima në sigurinë e pasaportave, ato duhet të mbyllen .

“Nëse keni akuza për sigurinë e dokumenteve, është e rëndësishme se si shteti e trajton atë, si sistemi gjyqësor e menaxhon atë dhe nëse ka ndonjë shkelje për t’u marrë me të. Nëse ka vrima, ato duhet të mbyllen. Mendoj se kjo duhet të diskutohet, e jo regjimi i vizave”, tha Gir. Ambasadori në këtë intervistë ka folur edhe procesin e Regjistrimit, proces ky shumë i rëndësishëm për Maqedoninë si vend kandidat për në BE.

“Regjistrimi është një proces i rëndësishëm, sepse ajo që bën është prodhimi i informacionit demografik që është jetik për të marrë vendime publike përtej kufijve, dhe kjo është arsyeja pse BE-ja gjithmonë ka bërë thirrje që të realizohet regjistrimi. Meqë Maqedonia e Veriut është vend kandidat, ne gjithashtu thamë se është e rëndësishme që regjistrimi të kryhet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Eurostati ynë ka punuar me Entin Shtetëror të Statistikave për këtë çështje. Vendimi për shtyrjen e regjistrimit u bazua në një vlerësim të situatës me Kovid dhe kërcënimit nga pandemia. Ka vende të tjera që e kanë bërë të njëjtën gjë dhe është një vendim legjitim i autoriteteve. Me rëndësi është, që gjatë regjistrimit në shtator, të realizohet me të vërtetë një operacion statistikor, jo politik. Unë me të vërtetë inkurajoj të gjithë që të përfshihen në mënyrë konstruktive në proces”, tha mes tjerash ambasadori Gir. Vendimin për shtyrje Regjistrimit, Gir e ka cilësuar si legjitim, ndërkaq ka bërë thirrje, që gjatë regjistrimit në muajin shtator, në këtë proces të përfshihen të gjithë në mënyrë konstruktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…