Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, e ka mirëpritur dëshirën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian.

Ai e ka konsideruar këtë si sinjal të mirëpritur të përkushtimit kosovar ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëpritur i angazhimit të saj për demokraci, për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Abott në llogarinë e tij në Facebook.

“Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për t’i mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për ta zgjeruar integrimin e saj ndërkombëtar”.

“I uroj suksese Kosovës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Merkel uron Olaf Scholz për fitoren në zgjedhje

Angela Merkel ka uruar personalisht kreun e Partisë Social Demokrate, Olaf Scholz,…

Arrestohet i dyshuari i parë për vrasjen hendbollistit kroat në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të…

Tragjedi nё Mesdhe – Rreth 115 refugjatё tё humbur

Sёrish para brigjeve tё Libisё ёshtё mbytur njё anije me refugjatё. OKB…

Rasti në Gllogjan, prokurorja Gashi: Deri tani janë intervistuar shumë persona, është bastisur një shtëpi

Sahide Gashi, prokurore e rastit të mbrëmshëm në Gllogjan ku u vranë…

Në Bruksel nis takimi trepalësh në kuadër të dialogut teknik Kosovë-Serbi

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Besnik Bislimi ai serb i drejtuar…