Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit.

Përmes një postimi në Tëitter, Hovenier ka thënë se këto dy masa janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe se të njëjtat ishin të koordinuara me ndërkombëtarët.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE vendos afat për zgjidhjen e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes

Bashkimi Evropian thekson se nëse kontesti në mes Shkupit dhe Sofjes nuk…

Aksioni “Pika”, 47 zyrtarë policorë të arrestuar

47 zyrtarë policorë janë arrestuar gjatë operacionit “Pika” në Gjakovë e Prizren.…

30 raste të reja me koronavirus, gjithsej 384 të infektuar në Maqedoni

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 30 raste të reja me…

VMRO-ja nuk mbështet regjistrimin e popullsisë

VMRO-DPMNE-ja nuk do ta mbështes dhe respektojë regjistrimin e popullsisë. Sipas opozitës…

Vdes nga koronavirusi ish-ministri francez, Patrick Devedjian

Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes.…