Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kërkesa e Kosovës për kthim të gjitha automjeteve në qarkullim në targat “RKS”, është e arsyeshme.

Megjithatë ai shpreson që Qeveria e Kosovës do ta zgjasë afatin përtej 31 tetorit.

“Është shumë e qartë se deri tash nuk ka pasur shumë kërkesa për t’i kthyer automjetet. ShBA beson se vendimi i qeverisë së Kosovës për t’ua mundësuar njerëzve që të lëvizin me automjete të regjistruara dhe targa të licencuara nuk është e paarsyeshme dhe është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Hovenier për  RadioKim.

“Sidoqoftë nga fillimi kemi shprehur shqetësimin dhe vazhdojmë ta kemi atë për afatin kohor të zbatimit. Porosia ime për Qeverinë e Kosovës ishte që besojmë se duhet më tepër kohë. Nuk jemi entiziuastë për afatin e shkurtër, sepse është vendim i vështirë për njerëzit dhe ngarkues. Shpresojmë që afati të zgjatet”, ka theksuar ai.

Hovenier ka vazhduar të thotë se mund të mos ndodhë ashtu siç kërkojnë ata.

“Është vendim i Qeverisë së Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kriza evropiane për gazin – “rrjeti intelegjent” amerikan konsiderohet si zgjidhje ideale

Çmimet e gazit natyror në Evropë janë rritur aq shumë saqë qindra…

Tërmet në Kroaci

Një tërmet ka goditur Kroacinë. Sipas raportimeve nga Qendra Evropiane për Menaxhimin…

92 raste të reja me Kovid-19, tre persona kanë humbur jetën,

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga…

Pfizer fillon studimin e ilaçit oral për parandalimin e COVID-19

Pfizer njoftoi të hënën se ka filluar studime në shkallë të gjerë…

65 pacientë të shtrirë në spitale për COVID-19, tre në gjendje të rëndë

65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy…