Ambasada Amerikane demanton Gjykatën Kushtetuese. Në një deklaratë për Alsat, ata sqarojnë se jo vetëm që nuk i kanë inkurajuar, por as nuk e kanë aprovuar rritjen e pagave për gjykatësit kushtetues për 35 përqind. Ambasada demanton të ketë qenë pjesë e ndonjë procesi në të cilin është vendosur në pagat bazë prej mbi 90 mijë denarë, gjykatësit kushtetues të shtonin shtesa prej 30 mijë denarëve plus.
Ambasadori nuk ka as rol e as dëshirë të merret me gjëra që kanë të bëjnë me administratën e Gjykatës Kushtetuese apo cilësdo gjykatë tjetër në Maqedoninë e Veriut. Ambasadorja Bërns u takua më kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati në janar të vitit 2020. Ambasadorja shprehu mbështetje për punën e rëndësishme të Gjykatës dhe rëndësinë e saj për sundimin e të drejtës dhe përparimin demokratik të Maqedonisë së Veriut”-thonë nga Ambasada e SHBA-ve.

Ky mohim nga ambasada amerikane vjen pas deklaratës së djeshme të Kushtetueses në të cilën pretendohej se mbështetja e fortë për rritjen e pagave ka ardhur nga disa ambasadorë, përfshirë ambasadorë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në vend. Gjykatësit kushtetues pohonin se disa diplomatëve u është thënë se duhet të marrin më shumë para, që të jenë të pavarur dhe të paanshëm. Alsat sot pyeti ambasadën e Bashkimit Evropian nëse ky pretendim është i vërtetë, por nuk morëm përgjigje. Ndryshe, gjykatësit kushtetues pa zgjidhje ligjore në Kuvend, por vetëm duke ndryshuar Rregulloren e punës, morën vendim për të marrë shtesë prej të paktën 30 mijë denarë krahas pagës bazë. Dënim për këtë mënyrë të rritjes së pagave në Gjykatën Kushtetuese erdhi gjithashtu nga Komisioni Anti-korrupsion, i cili deklaroi se gjykatësit është dashur ta realizojnë këtë përmes votimit në Parlament. Në njoftim, Gjykata kushtetuese një ditë më parë nuk sqaroi se ku do të gjejë para për shtesat për këtë vit dhe nëse këto mjete janë planifikuar në buxhetin e tyre./ALSAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…