Vendpushimet e skive në Alpet zvicerane që mbështeten në akullnajat po mbulohen me “çarçafë të bardhë” për të reflektuar rrezet e diellit dhe për të zvogëluar shkrirjen.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, po vjen pasi akullnajat e Alpeve janë në rrugën e duhur për humbjet më të larta masive të akullit në të paktën 60 vjet.

Reshjet sezonale të borës, përveç “rimbushjes” së akullit të humbur gjatë verës, normalisht mbrojnë akullnajat nga shkrirja e mëtejshme duke siguruar një mbulesë të bardhë që reflekton dritën e diellit më mirë se akulli “më i errët” i ndotur nga pluhuri ose ndotja.

Por humbja jashtëzakonisht e lartë e akullit këtë vit ka sjellë glaciologët në alpe dy muaj më herët për punë të mirëmbajtjes emergjente për të provuar të shpëtojnë atë.

Andreas Linsbauer, një glaciolog zviceran 45-vjeçar, normalisht shkon drejt shtegut në akullnajën masive Morteratsch në fund të shtatorit, në fund të sezonit të shkrirjes së verës në Alpe.

Por këtë herë ai ka ardhur në korrik, duke sjellë me vete 10 kg pajisje çeliku të nevojshme për të shënuar rënien e akullnajave të Zvicrës.

Duke parë ndryshimin në sasinë e borës në dimër dhe sa shkrihet akulli në verë, shkencëtarët mund të matin se sa është tkurrur një akullnajë në çdo vit të caktuar.

Ndryshe, që nga dimri i kaluar, i cili solli relativisht pak reshje bore, Alpet janë përshkuar nga dy valë të mëdha të të nxehtit të fillimit të verës – duke përfshirë një në korrik të shënuar nga temperaturat afër 30 Celsius në fshatin malor zviceran të Zermatt.

Gjatë kësaj valë të nxehti, lartësia në të cilën ngriu uji u mat në një lartësi rekord prej 5,180 metrash në një lartësi më të madhe se ajo e Mont Blanc – krahasuar me nivelin normal të verës midis 2,990-3,500 metra.

Shumica e akullnajave malore në botë – mbetjet e epokës së fundit të akullit – po shkrihen për shkak të ndryshimeve klimatike. Por ato në Alpet Evropiane janë veçanërisht të prekshme sepse janë më të vogla me mbulesë relativisht të vogël akulli.

Ndërkohë, temperaturat në Alpe po ngrohen me rreth 0.3C në dekadë, rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale.

Dhe nëse emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten, akullnajat e Alpeve pritet të humbasin më shumë se 80% të masës së tyre aktuale deri në vitin 2100.

Madje, shumë do të zhduken pavarësisht nga çfarëdo veprimi për emetimet që ndërmerret tani, si pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e kaluara, sipas një raporti të vitit 2019 nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Avokati i Alimit dhe Gurit kërkon përjashtimin e Janevës dhe Fetait nga lënda “Titanik 3”

Avokati i Ejup Alimit dhe Ismet Gurit në rastin Titanik 3 kërkon…

Jamie Shea: Kosova në NATO është e mundshme

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea e…

Çfarë do të thotë ‘heqja dorë nga patentat’ për vaksinat kundër COVID-19, dhe a do të jetë një zgjidhje për mungesën globale?

Vendimi i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të mbështetur një…

E pazakontë: Vodhi para nga prindërit e saj dhe pagoi një shok për t’i vrarë

Një 17-vjeçare nga Jumatile, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i…

Microsoft: Rusia po intensifikon sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera

Rusia duket se po bëhet më agresive dhe më e suksesshme ndërsa…