Siguria e funksionimit të sitemit juridik në RMV aktualisht është problematike dhe diskutabile. Bazuar në MENDIMIN PARIMOR juridk të Gjykatës Supreme të sjellur në janar 2019 edhe qëndrueshmëria e AKTGJYKIMEVE të sodit në lëndën ,,TITANIK 2 ” është diskutabile.

Aktapadia për lëndën në fjalë është e ngritur pas skadimit të afatit 18 mujor të përcaktuar në Ligjin për PSP, e ndërkaq aktpaditë pas skadimit të këtij afati sipas mendimit parimor juridik të supremes ,vlerësohen si të ngrituar nga prokurori e pa autorizuar.

Duke patur para syshë faktin se Propozim-Ligji për Prokurorinë e Përgjithshme është në procedurë kuvendore, ku parashihet inkorporimi i PSP si digaster i posaçëm në organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme, lëndët në fjalë sipas përmbajtjes së propozim-tekstit të ligjit mund edhe të kenë epilog plotfuqishmërie.

Mirëpo, propozim-ligji mund edhe të pësoj ndryshime gjatë fazave të miratimit në kuvend, e siç dihet opinioni veç më është në dijeni se shumë kush me pazare politike iu shmangë përgjegjësisë ligjore për keqpërdorimet apo abuzimet e bëra me anë të fuqisë së pushtetit.

Pra nuk është asgjë e çuditshme se edhe këto aktgjykime mund të kenë fatin e pazareve politike , të cilat si zakonisht efektuohen me anë të amandamenteve gjatë zhvillimit të fazava të miratimit të ligjeve.

Pazare të tilla u realizuan me sjelljen e Ligjit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit në kuvend, ndryshimet në Kodin Penal etj.Dhe kuptohet, lirshëm mund të prejudikohet se një gjë e tillë ka të ngjarë të realizohet edhe në Propozim-Ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme që duhet të miratohet para fillimt të fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Pra kur drejtësia është selektive ajo edhe nuk ka kuptim.Prandaj ajo kërkon që të gjithë para saj – janë të barabartë !

(q.aliu)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…