A janë sulmuesit e Kuvendit më 27 Prill të vitit 2017 terroristë apo jo? Kjo është tema që po diskutohet këto ditë në Maqedoni. Sipas disa partive maqedonase, por edhe sipas kreut të partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmetit të BDI-së, sulmuesit e Kuvendit nuk kanë kryer akt terrorist, pasi terrorizmi është nocion më i rëndë. Kjo deklaratë e tij po bën bujë në media dhe rrjetet sociale, përcjell in7.

Në katërvjetorin e ngjarjeve të dhunshme dhe sulmit të “terrorist” ndaj Kuvendit dhe deputetëve të Maqedonisë nga ana e protestuesve maqedonas më 27 Prill tê vitit 2017, në skenën politike në vend u rikthye tema e lirimit, faljes apo rikualifikimit tê veprave pêr të gjithë të akuzuarit pêr sulmin. Vepra është cilësuar si “terrorizëm” dhe si e tillë njihet edhe nga njohës të fushës, nga subjekte të ndryshme dhe nga personalitete të shumta nga vendi dhe jashtë. Takimi i para disa javëve i dy krerëve të partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, pa praninë e partive shqiptare, por me “aminin” e partive shqiptare në pushtet BDI dhe Besa, përveç ndërprerjes dhe shtyrjes së regjistrimit, siç duket po sjell edhe efekte tjera politike në vend. Njëra nga to, duket të jetë edhe çështja e kërkesës së VMRO-DPMNE’së për lirim të të dënuarve dhe akuzuarve për 27 Prillin, duke kërkuar rigjykim dhe rikualifikim të veprës. Partia më e madhe opozitare maqedonase organizoi edhe një protestë të madhe për këtë qëllim, shkruan in7.

Disa ditë pas protestës, ndërkohë që në mediat maqedonase, por edhe në qarqe të ndryshme veçmë ishte bërë temë kryesore kjo çështje, papritur në një intervistë, Presidenti i vendit bëhet palë në këtë debat. Sipas Stevo Pendarovskit, çështja duhet të rikthehet në rigjykim, sepse sipas tij, sulmuesit e Kuvendit dhe deputetëve nuk kishin kryer akt terrorist.

Por përveç Mickoskit dhe Pendarovskit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti prej para më shumë se dy vitesh, kishte deklaruar se nuk pajtohet me cilësimin e veprës si terrorizëm sepse ata (sulmuesit) kishin vepruar nën emocion.

“Fillimisht ekspertiza duhe të vërtetojë se kush i hapi dyert dhe unë për vete nuk do të isha dakorduar me kualifikimin terrorizëm. Është kualifikim më i rëndë…”, u shpreh më shumë se dy vite më parë, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, përcjell in7.

Kujtojmë që Ahmeti nuk ishte deputeti i vetëm nga shumica e atëhershme parlamentare që mungoi në seancë. Pas ngjarjeve të tmerrshme, ku më së shumti e pësoi Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, disa eksponentë të BDI-së deklaronin se Ahmeti nuk ka qënë prezent sepse ka pasur dijeni se do të ndodhë diçka e tillë. Pikërisht për këto pohime të tyre, kreu i Aleancës, Ziadin Sela i ka kërkuar llogari dhe mejdan në disa raste Ahmetit. Një gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur.

Në videon më poshtë, e cila po shpërndahet me të madhe në rrjet, janë një kolazh deklaratash nga politikanët e që ndërlidhen me ngjarjet e 27 Prillit./in7.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…