Lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny është transferuar nga njësia e burgut në një vend të panjohur, tha aleati i tij, Leonid Volkov.
“Ne nuk e dimë se ku ndodhet tani Alexei dhe në cilën njësi burgu është dërguar”, ka shkruar Volkov në Telegram.
Alexei Navalny u arrestua në janar të vitit 2021, kur u kthye nga trajtimi në Gjermani, pasi më parë ishte helmuar me agjent nervor, për të cilin fajësoi Moskën.
https://t.me/leonid_volkov/3288?embed=1
Autoritetet thanë se ai shkeli dënimin me kusht prej tre vitesh për gjashtë muaj jashtë shtetit, raporton euronews.
Navalny u arrestua gjatë kthimit në Moskë në janar të vitit 2021, pasi kaloi disa muaj duke u shëruar nga një helmim me agjent nervor për të cilin fajëson Kremlinin. Moska gjithmonë i ka mohuar akuzat.
Në mars, Navalny iu dha një dënim shtesë prej nëntë-vjetëve për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës – akuza që ajo thotë se janë të motivuara politikisht.
Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit (FBK) është dënuar me ligj duke u shpall organizatë “ekstremiste”. dhe shumë nga aleatët janë detyruar të mërgojnë.