Alex Whiting zëvëndëson Jack Smith dhe bëhet Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

“Z. Whiting do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri. Ai ka saktësisht të njëjtat kompetenca me ato të një Prokurori të Specializuar dhe nuk do të ketë ndërprerje të punës së ZPS-së në asnjë aspekt”, thuhet në njoftim.

Whiting, 58 vjeç, është prokuror me kombësi franko-amerikane me përvojë të gjerë në procedime penale në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Ka punuar në ZPS që nga qershori i vitit 2019, fillimisht si Udhëheqës i Hetimeve, dhe duke filluar nga muaji gusht 2020 si Zëvëndës Prokuror i Specializuar.

Whiting ka ardhur në ZPS nga Fakulteti Juridik i Harvardit, ku ka punuar si profesor i praktikës ligjore që nga viti 2013.

Midis vitit 2010 dhe 2013, Whiting ka qenë pjesë e Zyrës së Prokurorit në GJPN ku kapunuar fillimisht si Koordinator i Hetimeve, duke mbikqyrur të gjitha hetimet, dhe pastaj si Koordinator i Procedimeve Penale, duke mbikqyrur të gjitha ndjekjet penale. Përpara se të bëhej pjesë e GJPN-së, Whiting ka dhënë mësim për tre vite si ndihmës profesor juridik i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit.

Midis vitit 2002 dhe 2007, Whiting ka punuar për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë (TPNJ) ku ka qenë kryeprokurori i çështjes në gjykimin e Fatmir Limaj, Isak Musliu, dhe Haradin Bala, dhe kryeprokuror i çështjes në gjykimet e Milan Martiq dhe Dragomir Millosheviq.

Përpara se të bëhej pjesë e TPNJ-së, Whiting ka qenë prokuror federal në SHBA, fillimisht në Departamentin e Çeshtjeve Penale në Divizionin për të Drejtat Civile në Uashington DC dhe pastaj me Zyrën e Prokurorit të SHBA-së në Boston, Massachusetts, ku është përqëndruar në raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Whiting është i diplomuar nga Kolegji Yale dhe nga Fakulteti Juridik i Yale.

Smith largohet nga ZPS-ja dhe merr postin e Këshilltarit Special në Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur dy hetime penale në zhvillim, i emëruar në këtë post nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick B. Garland.

Smith është emëruar Prokuror i Specializuar në maj të vitit 2018 dhe ka marrë funksionet e tij në shtator 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky akuzon Rusinë për kryerjen e gjenocidit në Donbas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një…

Protestuesit ia ndërpresin fjalën Trendafilovës me fishkëllima

Disa aktivistë të PSD-së ia kanë ndërprerë fjalën kryetares së Dhomave të…

Bildt: Nëse nuk integrohet Ballkani Perëndimor në BE, “non-papers” dalin në tryezë

Diplomatët evropianë Miroslav Lajçak dhe Carl Bildt thanë se vonesat e BE-së…

Lufta në Ukrainë ndan opinionin në Maqedoninë e Veriut

Kundrejt qëndrimit të udhëheqësve politikë në Maqedoninë e Veriut që është rreshtuar…

Zelensky bëri thirrje për sanksione më të forta gjatë fjalimit në parlamentin australian

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për sanksione të reja dhe më…