“I nderuari zëvendëskryeministër për Euro-integrime, me gjithë entuziazmin tuaj mediatik për të folur për rastin “Zhvatja” ose për eurointegrimet, lëndës suaj ku ju jeni i dyshuar Prokuroria i ka venduar një emër që quhet Pacient, njëjtë e siç është emri Zhvatja, Perandoria, Magjar Telekomi Titaniku, Fortesa. Dhe kjo lëndë asnjëherë nuk u hap, sepse ju dhe subjekti i  juaj ndikuat politikisht  që të procesohen dhe të hetohen vetëm ato lëndë që përkasin me afatin kohor sipas ligjit të Prokurorisë Publike Speciale?

Dhe shtrohet pyetja me çfarë kredibiliteti flisni për shtetin ligjor, drejtësinë, rastin “Zhvatja” apo Eurointegrimet?

Subjekti juaj politik BDI është njolla më e zezë e sistemit të drejtësisë, e cila është e rrënuar. Publiku i ka të freskëta kujtimet se si Ministri i juaj i drejtësisë bashkë me zyrtarët e VMRO-së zgjidhte nëpërmjet celularit Gjykatës, prokuror Kryetar Gjykatash, dhe këtë instalim e keni bërë që zyrtarët e inkrimuar të mbrohen nga krimi, dhe kjo fatkeqësisht edhe realisht po ndodh, sepse deri tani nuk është nxjerr para drejtësisë dhe nuk  kemi asnjë vendim gjyqësor për asnjë zyrtar ose ish zyrtar te BDI për të cilin ka indicje apo dyshim për krim dhe korrupsion.

Pra kjo është e vërteta se përse te inkriminuarit i BDI janë të mbrojtur nga drejtësia për krimin e tyre, dhe janë të paprekshëm ndaj forcës së ligjit që fatkeqësisht ajo forcë për zyrtarët e BDI nuk ekziston.

Dhe ne fund  na lejo ti përgjigjemi cinizmit tuaj: se a jemi parti e vogël apo e madhe opozitare, ke durim deri ditën e zgjedhjeve parlamentare , nga te cilat subjekti i juaj ka frikë dhe nuk i dëshiron në asnjë mënyrë të mbahen”, thuhet ne reagimin e ASH-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…