Kuvendi ka nisur shqyrtimin e iniciativës për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit. Siç mëson Alsat, Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar propozim që nënkryetar i Kuvendit nga opozita shqiptare të jetë deputeti i kësaj partie Elmi Aziri. Ndërkohë kreu i ASH-së deklaroi se mban qëndrimin që është kundër numrit të madh të nënkryetarëve në Kuvend, por shton se pozitat udhëheqëse në shtëpinë ligjvënëse duhet të jenë sipas ligjit, që të ketë tre nënkryetar dhe jo pesë siç vendosi kryeparlamentari.

Nënkryetari i Parlamentit është edhe në këshillin e buxhetit të parlamentit, aq më tepër që në kuadër të dialogut të ‘Zhan Monesë’ parlamenti do të ketë buxhetin e tij, andaj nuk jemi kundër që të kemi nënkryetar, por të respektohet një rregull siç respektohet kjo respektohet në Komisionin shtetëror zgjedhor, e tjera, e tjera e të reflektoj deri në parlament. Do të thotë një kryetar dhe dy nënkryetar është i mjaftueshëm – , deklaroi Ziadin Sela, ASH.

Ndërkaq nga VMRO-DPMNE, thonë se mbesin në qëndrimin që të mos propozojnë nënkryetar Kuvendit, sepse pesë nënkryetar janë në kundërshtim me ligjin.

Qëndrimi jonë për këtë çështje është i pandryshueshëm – u shpreh Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE nuk propozoi nënkryetar kuvendi nga radhët e saj edhe në përbërjen e kaluar parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…