Aleanca për Shqiptarët sot ka reaguar lidhur me pushtetin lokal në komunën e Çairit, e që ka të bëjë me miratimin e buxhetit bashkë me LSDM dhe VMRO-DPMNE-në.

“Bashkëpunimi BDI-VMRO ka filluar të thellohet edhe në qeverisjen lokale, përskaj bashkëpunimit të tyre evident në nivel qendror. Se këto dy parti vazhdojnë të favorizojnë njëra tjetrën si partnerë të mundshëm për zgjedhjet e 12 prillit shihet qartë nga qëndrimet e përafërta dhe mbështetja e ndërsjellë kur bëhet fjalë për sjellje të vendimeve. Kështu ndodhi edhe sot në Çair, ku anëtarët e BDI-së VMRO-së dhe LSDM-së votuan pro buxhetit vjetor të komunës së Çairit.  Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në Çair reaguan ndaj këtij vendimi për shkak se nuk ka mundësi që një buxhet të aprovohet pa analiza se ku duhet të shkojnë këto para. Sot komuna e Çairit punoi kundër qytetarëve të vet, pa u dhënë asnjë mundësi që ata vetë të shprehen se ku, si dhe në cilat projekte të shpërndahen këto para”, thekson ASH. Sipas kësaj partie, me sjelljen e këtij vendimi, buxheti i Komunës së Çairit i mundëson kryetarit të komunës nga 5.000 mijë euro shpenzime të lejuara deri më tani, rritje në 10.000 euro. “Kjo do të thotë se buxheti shkurton nga kërkesat reale të qytetarëve, për t’i mundësuar luks më të madh kryetarit të komunës. Analizat paraprake që duhet të bëhen për sjellje të vendimeve të këtij lloji, me rëndësi të veçantë për vetë banorët tregon qartë jo transparencën e komunës për obligimet që ka ndaj banorëve të saj. Veç këtij vendimi, BDI me ndihmën e VMRO-së bëri zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Komunës”, shkruan ne reagimin e Aleances per Shqiptaret./INA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Masat kundër ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, pa rezultate

Pavarësisht premtimeve të shumta, projekteve е ligjeve të ndryshme të miratuara, Maqedonia…

Prokuroria shqyrton pretendimet e Çulevit

Në bazë të pretendimeve të ministrit të brendshëm Naqe Çulev, të datës…

Erdogan: Vendimin përfundimtar e sjell komisioni zgjedhor

Zgjedhjet lokale në Turqi kanë përfunduar dhe tashmë vendimi mbi epilogun e…

Tateshi: Urgjentisht maskat të shpërndahen falas

Mjeku i njohur Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarë ka apeluar në…

Dramë brenda një marketi në Los Angeles, e përzënë nga lokali sepse nuk barte maskë – sulmon punonjësin dhe ia thyen dorën

Dy burra në Los Angeles janë arrestuar pasi sulmuan punonjësit e një…