Edhe pse po bëhen gati një vit, problemi me spitalin gjinekologjik të Çairit nuk është zgjidhur. Mazuti si lëndë djegëse që përdoret për ngrohje në këtë spital, shkakton në masë të madhe ndotje të ajrit, ndërkaq u premtua se do të nënshkruhet tender për ndërrimin e sistemit të ngrohjes, mirëpo Aleanca për Shqiptarët zbulon se Qeveria e ka blerë mazutin edhe për këtë vit dhe nuk shihet asnjë përpjekje nga tenderi i premtuar. Bekim Tateshi nga kjo parti kujton që ende pa filluar sezoni i dimrit, vendi ynë  është ranguar si vendi me ajër më të ndotur në botë dhe  tjetër Qeveria paralajmëron projekte megalomane siç është tramvaji , mirëpo bëhen gati një vit dhe nuk e zgjidhin problemin e spitalit të Çairit.

Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët

“Duke u bazuar në sistemin elektronik për furnizime publike, ku pjesë e marrëveshjes për spitalin vazhdon që mazuti të konsiderohet si lëndë djegëse, pavarësisht ndotjes që shkaktohet nga kjo lëndë. Për sigurimin e kësaj lënde janë shpenzuar 50.000 euro, ndërkaq projekti për ndërrimin e sistemit të ngrohjes kap vlerën e 150.000 euro, vlerë kjo e cila vazhdon të qëndroj në letër që nga viti 2017 e më herët”.

Tateshi gjithashtu tregon se në sistemin për furnizime publike figurojnë edhe institucione të tjera që si lëndë të parë për ngrohje përdorin mazutin.

Dimrin e kaluar pati shumë reagime për shkak të ndotjes që shkaktonte kaldaja e vjetër e këtij spitali dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov i dha spitalit afat 30-ditor për gjetjen e një zgjidhje, në të kundërt me urdhëresë të Qytetit do të rezultonte mbyllja e spitalit. Atëherë ndërhyri ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke premtuar zgjidhje të problemit dhe pati thënë se afati 30 ditor nuk është i logjikshëm për ndërrimin e sistemit të ngrohjes, pasi sipas tij ligji pamundësonte shpalljen dhe zbatimin e tenderit për periudhë aq të shkurtë./SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…