Padia penale e ngritur ndaj të parit të komunës të Bogovinës, Albon Xhemaili, ende nuk ka arritur zyrtarisht në duart e tij. Për shkak të ngjarjeve në Siniçan, ku qytetarët po pengoheshin nga forcat policore për të zhvilluar punimet për sigurim të ujit të pijshëm, MPB ngriti kallëzim penal ndaj tij, për sipas tyre, “punë të pandërgjegjshme”.

Xhemaili për Televizionin Shenja thotë se padinë ende nuk e ka marrë, mirëpo është në dijeni se një procedurë e tillë veçmë ka nisur.

ALBON XHEMAILI, KRYTAR I BOGOVINËS

“Në fakt për padinë, unë e mora vesh nëpërmjet mediave, sot e kësaj ditë nuk ka arritur zyrtarisht as tek zyra ime në komunë, as në adresë private në shtëpi. Nuk kam asnjë informacion, mirëpo përmes rrugëve të tjera jam në dijeni, që është ngritur një padi penale ndaj meje si kryetar komune”.

Ndërkaq, për arritjen e marrëveshjes me Qeverinë, për ndërtimin e ujësjellësit, Xhemaili tregoi se është takuar direkt me kryeministrin në largim Olivr Spasovski dhe duke u thirrur në gjendjen e jashtëzakonshme, kanë rënë dakord që punimet të nisin për dy javë.

ALBON XHEMAILI, KRYTAR I BOGOVINËS

“Pardje dhe dje kemi pasur telefonata intensive mes meje si kryetar komune dhe kryeministrit dhe ramë dakord në parim që së shumë shpejtë, brenda 14 ditëve, më së shumti, të fillojnë punimet. Është krijuar një grup pune mes kabinetit të tij dhe mua si kryetar komune dhe do të përshpejtojmë gjithë procedurat për arritur sa më shpejtë të fillojmë punimet”.

Përndryshe, pas 20 gushtit në Siniçan pritet që të vazhdojnë punimet. Me Qeverinë janë marrë vesh që së bashku të bëjnë projektin e furnizimit me ujë që do të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e Siniçanit. Projekti, do të jetë, për vetëm dy javë dhe më pas zyrtarisht do të fillojnë punimet ndërtimore, në përputhje me dokumentacionin e projektit.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur padi penale ndaj Albon Xhemaili, për “kryerje e detyrës zyrtare në mënyrë të pandërgjegjshme”. Sipas tyre, i pari i kësaj komune ka lejuar që të fillojë ndërtimi i ujësjellësit pa dokumentacionin e nevojshëm dhe leje për punë. Po ashtu është ngritur padi edhe ndaj një personi juridik nga Bogovina, në pronësi të M.A. për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”.

Po ashtu, Prokuroria Publike ka njoftuar se do të hetoj ndërtimin e ujsësjllësit në Siniçan, por do të hetoj edhe veprimet e prokurores të Tetovës Lejla Kadriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…