Albin Kurti thotë të mos i urohet Vetëvendosjes fitorja, por popullit të Kosovës, e sipas tij, ky është ‘çlirimi i tretë’ i kosovarëve. Ai në një fjalim të gjatë ka falëndëruar edhe kundërkandidaten e tij, Vjosa Osmanin e LDK’së, të cilën e ka konsideruar inspirim për gratë.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë para mbshtetësve të tij në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë.

Kurti ka treguar se cka është për të fitorja e zgjedhjeve, sipas rezultateve preliminare, pas shumë vjetëve aktivizëm në politikë.

“6 tetori i vitit 2019 e shënon fillimin e entuzsiasmit të tretë. I pari ishte çlirimi i Kosovës në qershorin e 99’ës, i dyti ishte shpallja e pavarësisë, ndërsa i treti është tetori dhe fitorja e Vetëvendosjes. Tash e hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë, sepse ju jeni ata që na keni sjell këtu”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se tash secili do të jetë i barabartë, e sfidta që ka pasur VV’ja, vec e kanë rritur.

 “Nuk do të ketë më njerëz që pasurohen brenda natës, e as brenda javës. Të gjithë do të jeni të barabartë sepse ne do t’i përmbushim premtimet tona, sepse do t’ju shërbejmë juve”, ka thënë Kurti.

“Kemi pasur shumë pengesa e sfida, shumë vështirësi e të këqija, por ato na kanë kalitur”.

Në fund ai i ka falëndëruar kundërkandidatët e tij, e veçmas Vjosa Osmanin e LDK’së, që sipas tij, ka qenë inspirim për gratë kosovare.

“Edhe ata që kanë sulmuar, vec na kanë kalitur në këtë fitore të madhe. Edhe kundërshtarët e mi në këto zgjedhje i falëndëroj për konstruktivitetin. Në veçanti dua ta falëndërojë zonjën Vjosa Osmani. Ajo me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra që të aktivizohen në shoqëri, në ekonomi… Prandaj unë dua që të bashkëpunojë me Vjosën” , ka thënë Kurti.

Lideri i VV’së ka thënë se Qeveria nuk do të jetë për partinë e tij, por VV’ja do të jetë për cdo qytetar të Kosovës. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…