Autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se kanë arritur të evakuojnë civilë nga qyteti i rrethuar nga forcat ruse Mariupol.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, e ka përshkruar situatën humanitare në terren si “katastrofike”.

Qytetarët kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike për ditë të tëra, dhe disa armëpushime të shpallura janë shkelur nga rusët.

E një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, kur evakuimi në Zaporizhia filloi dhe në një moment u bë i pamundur për shkak të granatimeve ruse në këtë rajon.

“Armiku ka kryer sulme pikërisht mbi korridoret humanitare”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, duke shtuar se trupat ruse “nuk lejuan fëmijët, gratë dhe të moshuarit të largohen nga qyteti”.

Mariupoli është ballafaquar me granatime të vazhdueshme që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ku ka pasur mungesë ushqimi, uji dhe energjie elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një tërmet me magnitudë 3.8 shkallësh të Rihterit ka goditur Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës së Rihterit goditi Kroacinë…

Kosova në Olimpiadën 2021: Gjashtë të sigurt, mund të kualifikohen edhe të tjerë

Deri tash, Kosova ka vetëm një medalje Olimpike të fituar, saktësisht më…

Koronavirusi, Vladimir Putin u vendon taksë biznesmenëve të pasur

Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar vendosjen e taksës 15% të kapitalit që…

Vrasja në Gllogjan, flet prokurorja e rastit: Hetimet nuk janë të lehta

Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se…

Para takimit Biden – Putin, NATO me “prova gjenerale” në Atlantik

Anija luftarake britanike HMS Queen Elizabeth ka udhëhequr një flotë prej 19…