Alarme për vendosjen e mjeteve shpërthyese sot në mëngjes kanë arritur në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup.

Ekipe të MPB-së në Maqedoninë e Veriut tanimë janë në terren dhe kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla si dhe janë duke kryer kontrolle të detajuara të objekteve, shkruan Alsat.

“Sot (14.012.2022) diku rreth orës 08:30 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla dhe në rrjedh e sipër janë kontrollet e detajuara nga ekipi i anti-terrorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kërcënime me bomba përveç në shkolla, gjatë këtyre ditëve kishte edhe në qendrat tregtare dhe institucionet shtetërore. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Geer: Më pak përdorim të flamurit evropian në Kuvend, të shkurtohet debati

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se…

Në fjalimin vjetor, Trump pritet të bëj thirrje për unitet

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump,…

Vizat për Kosovën, “Reuters”: BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin

Shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian (BE) është munduar të mërkurën që t’i…

“Financial Times”: RMV-ja e treta në botë sipas viktimave nga virusi

Duke marrë parasysh statistikën e numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin…

Detale të reja nga vrasja në Gostivar, vrasja për 1 500 euro

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2…