Drejtuesit e Al Ittihad nuk po heqin dorë nga Mohamed Salah. CBS Sport raporton se ata janë të gatshëm t`i ofrojnë Liverpool-it 150 milionë euro (162 milionë dollarë) për shërbimet e yllit të Egjiptit.

Drejtuesit dhe menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, kanë mohuar vazhdimisht se planifikojnë të shesin sulmuesin egjiptian.

“Mo Salah është një lojtar i Liverpool-it dhe është thelbësor për gjithçka që bëjmë”, tha trajneri Jurgen Klopp të premten, duke vijuar: “Nëse do të kishte ndonjë ofertë, përgjigja do të ishte jo. Filozofia ime e jetës është se mendoj për një problem kur ai më paraqitet, kurse tani për tani nuk ka absolutisht asgjë”.

Burime pranë negociatave thonë se Al Ittihad do t’i paguajë Liverpool-it dëmshpërblim të garantuar prej 108 milionë dollarësh, derisa klubi anglez mund të marrë 54 milionë dollarë të tjera bonuse.

Salah (31-vjeçar) mbërriti në Liverpool në vitin 2017 nga Roma. Ai luajti 307 ndeshje për klubin anglez dhe shënoi 187 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Liderët e G7 shpalosin planin anti-pandemi

Johnson: Të sigurohemi që shkatërrime të tilla të mos përseriten më Udhëheqësit…

Bomgartner: Në qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Ambasadori i Francës në vend, Siril Bomgartner në ClickPlus në TV21 tha…

Departamenti i Shtetit: ShBA mirëpret propozimin e BE-së për ndalimin e naftës rusea

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën njoftimin e Bashkimit Evropian për një…

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Serbia ta zgjedhë BE-në para Rusisë

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve mbi Serbinë ka thënë…

Boris Johnson paralajmëron se fitorja ruse në Ukrainë do të ishte “absolutisht katastrofike”

Lejimi i presidentit rus Vladimir Putin që të ketë sukses në pushtimin…