Midis nesh

Ta nënçmosh vetveten është dobësi, siç është dobësi edhe mbiçmimi. Por, ta nënçmosh veten duke e mbiçmuar, kjo është një lloj vetëvrasje, të cilin akt më së miri e përshkruan thënia: “çka ta bën vetja, s’ta bën askush”.
Regjisorët e famshëm si Stiven Spilberg, Xhejms Kameron, Martin Skorcese e ndonjë tjetër, asnjëherë nuk kanë qenë aktorë, por kanë punuar me aktorë të famshëm. Megjithatë, ka edhe aktorë, që pas një pune të gjatë janë sprovuar edhe në rolin e regjisorit, siç ishte, bie fjala, Mel Gibson, filmi i të cilit, “Braveheart”, arriti të kurorëzohet me 5 çmime Oskar, përfshi edhe atë për regji. Pra, përjashtime ka, por megjithatë, në suazat e kinematografisë, dihet se kush janë regjisorë e kush aktorë.
Por, te shqiptarët, në lëmin e filmit, puna ndryshon. Janë disa individë, të cilët pa pasur përvojë të mjaftueshme në skenë, marrin guximin dhe sprovohen në rolin e regjisorit të filmit, duke menduar se kjo fundit është një çështje e lehtë. Është i çuditshëm guximi i tyre për t’u futur në një labirint, nga i cili mund të dalin vetëm ata, që ende pa u futur në te, e dinë se ku është dalja. Pra vetëm ata që e kanë të përsosur ABC-në e filmit dhe të cilët vështirë se dështojnë.
Shqiptarët vërtet bëjnë shumë filma (të gjatë, të shkurtër, dokumentar) dhe deri tani kanë arritur suksese të lakmueshme. Por, si në çdo krijim të ndonjë vepre, ekziston një rend i natyrshëm, i cili duhet të respektohet dhe, po u ngatërrua ky rend, atëherë ajo që pason, është vetëm një improvizim. Fatkeqësisht në shumë segmente të artit shqiptar dominon improvizimi. Ndaj dhe shtrohet pyetja: a turpërohen këtë individë, të cilët për pak lekë, thjeshtë njollosin personalitetin e tyre? Ose, a mërziten këta individë për faktin se filmi i tyre nuk i plotëson as kriteret më elementare?
Është çështje krejt tjetër se si sigurohen mjetet për realizimet e regjisorëve amatorë. Mbase edhe në këtë drejtim ndoshta mund të flitet për abuzim me mjete financiare. Pikërisht këta të ashtuquajtur regjisorë që mbiçmojnë vetveten, në fakt me guximin tyre (guximi intelektual është diçka tjetër) ata e nënçmojnë veten deri në palcë. Është e qartë se çfarë mund të bëjnë “aktorët” e vegjël që duan të bëhen “regjisorë”të mëdhenj! Në fund dëshmojnë jo që s’kanë përgatitje minimale jo vetëm për regjisor, por as për aktor, sepse artistët e vërtetë kurrë nuk e përçmojnë veten me diçka që s’është punë e tyre….
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

A kanë filozofi zhvillimore institucionet tona kulturore

Midis nesh Institucionet tona kulturore punojnë, krijojnë, performojë vetëm aq sa paguhen…

RMV, numri i bibliotekave për vite me radhë i njëjtë, anëtarësia brenda tre vitesh ka rënë për gati 50.000

Në Maqedoni vitin e kaluar kishte gjithsej 175 biblioteka me gjithsej 82.928…

Qebapat dhe industria krijuese

Letër nga Shkupi Dy dekada më parë, bota nisi “ta bluajë” idenë…

Kulturë me ndërkëmbëza

Midis nesh Ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përmbytja e vlerave tashmë…

Aktivitetet kulturore si “humanitet”

Midis nesh Në bazë të analizave sipërfaqësore (sepse analizat e thella janë…