Në redaksinë e portalit Vardar News ka arritur një letër nga Turqia. Zotëri Faruk Akbash ka gjetur këtë formë që të shpreh falënderimin e vet publik ndaj ish-të burgosurit politik, z. Zahir Bekiri – Çaushi, i cili, kohë më parë ka nderuar këtë familje si dhe familjen Aktash

Zotëri Faruku, përmes kësaj letre tregon se si, tash e tridhjetë vite kanë qenë në hasmëri me familjen e Shaip Aktashit dhe, për pasojë, tridhjetë vite janë ruajtur nga ndonjë gjakmarrje. Çuditërisht, kjo familje ka bartur një hasmëri që nga Kosova, para shpërnguljes për në Turqi, më vitin 1950 përkatësisht 1953. Nga Kamenica janë shpërngulur familja Akbash në Kyçyk Çekmegje kurse familja Aktash në Jeni Bosna, paralagje këto të Stambollit, jo fort larg njëra tjetrës. Gati dyzet vite pas shpërnguljes, në një kafene, dalin kolegë nga puna dhe, duke pirë e biseduar, dy të rinjë, shokë shumë të mirë, kuptojnë se janë pjesëtarë të të dy familjeve të cilët qysh prej kohës kanë një hasmëri të pazgjidhur. Vlojnë gjakërat dhe, nën ndikimin e alkoolit, krisin pjatat dhe shishet mbi njëri tjetrin. Erkani, nipi i Faruk Akbashit, i cili në Kosovë kishte humbur xhaxhain ngase e kishte vrarë gjyshi i zotëri Shaipit, nga një shishe pëson humbjen e syrit si dhe një pjesë të kockës ballore. Dhe, ndonesë të shpërngulur, të degtisur e të humbur, sërish ngacmojnë plagët e vjetra dhe, sërish nisë hasmëria dhe ruajtja e rëndë nga ndonjë gjakmarrje, meqë, familja e Shaip Aktashit kurrë nuk ofroi pajtim! Ndërhynë lloj-lloj personalitetesh, madje edhe përfaqësues nga Shoqata për pajtim nga Kosova, lloj-lloj hoxhallarësh por, kurrë nuk pati ndonjë pajtesë – na shkruan z. Faruk Akbash.
Duke e dëgjuar këtë rrëfim nga një mik i vet, z. Çaushi e merr si shumë për zemër dhe, pas shumë shoshitjeve të këtij problemi, vendosë të ndërmarrë aksionin e pajtimit.
“Kemi edhe ne familjarë në Kosovë e në Maqedoni. Prej tyre kemi marrur vesh se z. Zahir Bekiri – Çaushi, paska qenë ish-i burgosur politik. Sa të të fusin në burg se, pastaj, ta qëndisin aktakuzën si të dojnë vetë! Djali i dajës ka qenë në një burg me z. Çaushin, i cili, falë zotësisë dhe urtisë së tij, ka arritur që të na e shpëtojë djalin nga vrasja e sigurtë brenda burgut. Ai na ka rrëfyer se, edhe në burg zhvillohet hasmëri e madhe, sepse, sa më të hasmëruar kompaktësia e të burgosurve është më e pamundshme dhe, me këtë, më lehtë bëhen “terbie” të burgosurit. Për aq vite sa ka qëndruar në burg z. Çaushi, paska arritur që të pajtojë dhe t’i vëllazërojë dhjetra të burgosur të hasmëruar deri në vdekje në mes vete. Aty ku ka ndërhyrë z. Çaushi, pajtesa ka qenë e sigurtë”, rrëfen z. Faruku nisur nga informacionet që i ka pasur nga djali i dajës së vet që paskësh qenë në një burg me z. Çaushin.
“Ky djalë, pa dyshim që është i bekuar nga Allahu, sepse, ndryshe nuk do të kishte arritur që t’i pajtojë familjet tona. Erdhi z. Çaushi te kushërinjtë e nënës dhe, ka arritur që t’i bindë të na e falin veprimin aq të shëmtuar dhe aq të poshtër të djalit tonë që nën efektin e alkoolit desh e mbyti djalin e familjes Aktash. Momenti kur në oborr të shtëpisë kam parë dy burra të panjohur, ka qenë një nga momentet më të paharrueshëm në jetën time. Nuk i kam njohur as njërin dhe as tjetrin, megjithatë, i kam ndjerë si engjëj të dërguar nga Zoti, i kam ndjerë si dy njerëz më të afërt të gjakut tim. Ishte z. Shaip Aktash dhe z. Çaushi, i cili, që në përshendetje me mua, u shkrep në vaj e në përqafim të fortë. Të vetmën fjalë që e mbaj mend nga ai takim i oborrit, ishte i z. Shaipit: “Në emër të Allahut e të Pejgamberit, në emër të gjakut e të gjuhës sonë – falë të qoftë gjaku vëlla”! Po më duket shumë gjatë deri sa të vimë në Shkup, mysafir te vëllai ynë, z. Çaushi, për ta falënderuar për këtë veprim islamik e vëllazëror që ka ndërmarrë. Ndaj dhe, deri atëherë – zgjodha këtë mënyrë të falënderimit publik. Ju lutem, redaksi e nderuar, të ma botoni letrën, përjetë do t’ju jem mirënjohës. Le ta dinë të gjithë se ç’veprim të hajrit ka bërë Zahir Bekiri – Çaushi. Zoti e paftë me të mira”, shkruan në letrën e vet z. Faruk Akbashi, në gjuhën turke. /VardarNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…