Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet F.K.

I pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100-200 euro për një dokument.

Po ashtu ai ka vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë.

Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’.

Siç bën të ditur Prokuroria ndaj të pandehurit F.K., është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij, (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe dy fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pushtimi rus i Ukrainës mund të vijë nga mesi i shkurtit, thotë zyrtarja e lartë amerikane

Ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se ka ‘çdo indikacion të çon’ te ajo…

442 raste të reja me koronavirus në Kosovë

442 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të…

Uragani Dorian që e ka goditur Floridën, mund të jetë më i fuqishmi në 30 vitet e fundit

Me të kaluar nëpër Porto Riko të Meksikës, uragani Dorian është nisur…

Plagosje me armë në Llojan të Kumanovës

Përmes një njoftimi Policia raporton se dje në Llojan të Kumanovës, një…

Tabaku për integrimin në BE: Të mos ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka folur…