47 zyrtarë policorë janë arrestuar gjatë operacionit “Pika” në Gjakovë e Prizren.

Të arrestuarit janë duke u dërguar në Prishtinë, saktësisht në Inspektoratin Policor.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shtime, në një kishë shfaqen grafite me shkronjën “Z”

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona deri…

Sulmet ndaj Policisë, Kurti: Sulmi i djeshëm ka ardhur nga Serbia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar sot pas katër sulmeve që…

Zyrtari i CIA-s evakuohet nga Serbia, dyshohet për sulm me “energji të drejtuar”

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) kohët e fundit evakuoi një zyrtar të…

Luftime të ashpra rreth Kievit

Ka pasur luftime të ashpra herët të hënën në një zonë të…

E bëri shpatën sikurse të video-lojës dhe iu vërsul policisë – arrestohet sulmuesi në Francë

Një polic francez është me fat që është ende i gjallë, pasi…