Prokuroria Themelore e Gjakovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka dhënë detaje lidhur me aksionin policor të zhvilluar kundër fajdeve në këtë komunë.

Në një fjalë rasti, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Gjakovë, Enis Gashi, ka thënë se ky aksion ka rezultuar me arrestimin e pesë personave, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati.

“Pas sigurimit të provave të nevojshme dhe pas një hartimi të një plani operativ, sot në ora 6:00 të mëngjesit është realizuar bastisja në disa shtëpi dhe lokacione të ndryshme. Kjo bastisje është zhvilluar ndaj shtatë të pandehurve në 10 lokacione”.

“Pesë të pandehur janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë na arrati”.

Ndërsa hetuesi rajonal i Policisë, Bekim Avdijaj, ka treguar se gjatë bastisjeve janë siguruar edhe prova materiale.

“Pas pranimit të informatës, sektori rajonal i hetimeve ka zhvilluar hetimet. Sot me datë 18 është zbatuar urdhri i lëshuar nga prokuroria në 10 lokacione.

“Si prova materiale janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, katër armë, 12 telefona mobilë dhe pajisje tjera, 8,758 euro dhe 30,600 lekë shqiptare”.

Në këtë konferencë është theksuar se të gjithë të pandehurit kanë të kaluar kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani: BE-ja të kërkoj nga Serbia të ndalë retorikën e saj destabilizuese në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin…

​Vdesin babë e bir gjatë një përleshjeje në një familje në veri të Mitrovicës

Ballina Lajme Emisione Video Lajme Skema Programore Sport NA NDIQNI NË: ​Vdesin…

​Bugajski: Ndryshe prej Kosovës, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor Janusz Bugajski ka komentuar arrestimin dhe…

Borrell për bisedën që zhvilloi me Kurtin: Stabiliteti dhe siguria në Ballkan tani edhe më e rëndësishme

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep…

Fuqia e pasaportës, Maqedonia e Veriut në vendin e 47-të

Maqedonia e Veriut renditet në vendin 47-të, për nga fuqia e pasaportës,…