Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident automobilistik në Kiev.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Sergii Nykyforov, i cili tha se automjeti presidencial u përplas me një automjet privat, shkruan BBC.

“Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda. Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit e shpëtuan shoferin e makinës private dhe e futën në ambulancë”, tha Nykyforov.

Aksidenti ndodhi pasi presidenti Zelensky, vizitoi të mërkurën qytetin e rimarrë të Izyum, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.

Ai falënderoi trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë dhe mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit.

Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sondazhi nga Pyper: Mbi 60% e respodentëve janë të kënaqur me përfaqësimin e Kosovës nga Kurti në takim me Merkelin

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim…

Koronavirusi mbush kapacitetet e spitalit të Strumicës

Rritja e numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19 i mbushi kapacitetet…

Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington

Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën…

Mbi 100 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në…

Stoltenberg: Në fillim të vitit do të ratifikohet protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në konferencën në Bruksel…