Shaqir Fetai na paska marrë pjesë në një mbledhje të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, të cilën e paska udhëhequr dekani Dr. Shaban Sulejmani!
Shaqir Fertai nuk e tregon arsyen e pjesëmarrjes në këtë mbledhje, as motivin dhe as kontributin e vet! Si çka mori pjesë aty: si përçarës, si shkatërrues apo si spiun! Çka i ofroi kësaj vatre akademike, çka i premtoi stafit akademik, krejt në fund, a mendon Shaqir Fetai se është aq i rëndësishëm dhe aq domethënës për këtë Fakultet sa të prezantojë nëpër mbledhjet e saj.
Nga ana tjetër, a nuk është ofendim për këtë staf akademik që të përfshihen në një “hapësirë” ku prezanton edhe Shaqir Fetai? Në fakt, dalin shumë të diskutueshëm të gjithë ata akademikë që pranojnë t’ia dëgjojnë “pordhët” Shaqir Fetait, sepse, secili prej tyre është akademik e shkuar akademikut në raport me Shaqir Fetain! Së këndejmi, ia vlenë që ta pranojnë në “debat” Shaqir Fetain?
Për të qenë ofendimi edhe më i madh për këtë staf që pretendojnë të quhen akademikë, që të gjithë pranojnë porosi nga Shaaqir Fetai! Ky farë abdalli i paska porositur që të punojnë! A pranohet porosia prej një shkatërrimtari, prej një shkelësi e shkatërruesi të tërë Bashkësisë Fetare Islame! A pranohen porosi prej atij që dërgon në vend porosi të huaja, të dala nga guzhinat e UDB-së!
Shaqir Fetai paska porositur “që të zhvillohen konform vlerave shkencore”! Po ku i di Shaqir Fetai vlerat shkencore! Cilat janë ato vlera shkencore që duhet t’i kapin akademikët e këtij Fakulteti? Cilat janë ato vlera të kënaqshme për këtë Institucion? I pavleri nuk mund të flasë për vlera shkencore, sepse nuk i kupton, nuk i di, nuk i njeh! Shaqir Fetai është model i antivlerës, kështu që, akademikët që ia dëgjojnë kopallat, duhet të kenë kujdes se, mund të kollofiten nga ujku, “pronar” i të cilit është Shaqir Fetai! Apo, sa mund të quhen akademikë ata që pranojnë të porositen prej Shaqir Fetait, apo të humbin kohë duke ia dëgjuar pallavrat e zbrazëta Shaqir Fetait! Në kushte normale, të gjithë ata që fascinohen nga pallavrat e Shaqir Fetait duhet menjëherë të zhveshin petkun e akademikut, sepse, akademiku nuk dënjon asnjë sekond ta humbë me injorantin!
Kudo që prezanton Shaqir Fetai, kudo që flet ky farë injoranti, kudo që lë porosi kyfarë servili i interesave të huaja, aty gjithçka shkatërrohet nga skandalet e pariparueshme. Kjo tashmë është vërtetuar në shumë raste. Sepse, jo njëherë Shaqir Fetai ka thënë që, do t’i njollos që të gjithë, do t’i detyroj që të më shërbejnë që të gjithë… Ja, kështu, siç po e detyron njërin për të cilin thotë se i ka nja njëzet banesa, një në Durrës, një në Siti Moll, dhe disa banesa që ia paskësh falur fëmijës së vet të jashtëligjshëm! Këto janë muhabete të Shaqir Fetait, ndryshe nuk do t’i dinte opinioni! Për të tillë tipash ka nevojë Shaqir Fetai, ndaj dhe i “përvetëson” gjithandej ku prezanton përmes formave të shantazhit. Ky farë duduku duhet të dëbohet, duhet të injorohet, duhet tërësisht të anashkalohet dhe jo të lejohet të marrë pjesë nëpër logje dhe ta keqpërdorë vendin duke lënë “porosira”! Ai përcjell vetëm atë porosi që ia thonë shërbimet e huaja. Porosi të veta nuk ka!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Letër publike: Qenan Ismaili dhe Shaqir Fetai na e dëbuan xhematin nga xhamitë

Edhe sivjet gati i kalova të gjitha xhamitë më të mëdha të…

Kryeministri Kurti fton afaristët gjermanë të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e…

Kurti: Dy dekada më parë u lirova nga burgu i Nishit, edhe pas këtyre viteve e gjej veten duke luftuar për të njëjtat kauza

Në Bruksel është mbajtur takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit…

Fetai nuk di se përse u shkarkua ish Reisi i BFI-së Sulejman Rexhepi

Fetai: Tani për tani po analizojnë gjithçka që është bërë në këtë…