Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) kërkon nga anëtarët e tyre të mos nënshtrohen ndaj kërcënimeve dhe trysnive dhe të mos heqin tekstet që kanë të bëjnë me aferën ‘Haraçi’.

“Kryeministri Zoran Zaev pardje ju bëri thirrje gazetarëve që në mënyrë të lirshme të publikojnë, ndërsa kur e bënë një gjë të tillë, ai kërcënohet me aktpadi kundër një gazetari që publikoi dokument për aferën ‘Haraçi’ ku përmendet emri i tij”, thonë nga AGM.

AGM thotë se edhe funksionarët tjerë që përmenden në dokument kryejnë trysni të drejtpërdrejtë dhe kufizojnë lirinë e mediave.

“AGM ju bën thirrje këtyre funksionarëve ta padisin kryeministrin Zaev, për shkak se ai pikërisht ju bëri thirrje gazetarëve dhe mediave në disa raste që në mënyrë të lirshme të raportojnë dhe të informojnë, duke përfshirë edhe infromacionet për rastin ‘Haraçi’”, thonë nga AGM.

Asnjë media apo gazetar, thonë nga AGM, nuk ju ka njoftuar me Boki 13 dhe nuk ju obligonte të nënshkruani memorandume për shtëpi pleqsh fiktiv dhe nuk ju detyronte të fotografoheni në mbrëmje të përbashkëta me të.

“Sa i përket PTHP-së dhe frikësimit se është vepër penale publikimi i dokumenteve, se nuk respektohet prezumimi i pafajësisë dhe rrezikohet jeta e personave nga hetim, duhet të potencohet se dokumentet dhe incizimet për rastin Haraçi janë të karakterit publik, për shkak se bëhet fjalë për aferën më të madhe kriminale që nga pavarësia e Maqedonisë, ku marrin pjesë persona në krye Qeverisë, PSP-së dhe gjyqësisë. Rikujtojmë Ljubomir Joveskin se ai pikërisht në konferencë për shtyp deklaroi se nuk ka pasur politikanë të përfshirë në rastin Haraçi ndërsa procesverbali e dëshmon të kundërtën”, thonë nga AGM./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sanksionohen 443 qytetarë për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit  (25/26.07.2020) në të gjithë vendin janë regjistruar…

Deklarata e samitit të Brdos

Liderët e e Bashkimit Evropian bashkë edhe me shtetet anëtare në konsultim…

Ministrat e Mbrojtjes Kosovë-Shqipëri, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për interesa të përbashkëta ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij nga…

Han: Tetori vendimtar për Maqedoninë e Veriut

Jeni afër që të bëni hapin e madh në tetor, eurokomesari Han…

Mile Janakievski dënohet me mbi tri vite burg

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot në aktgjykimin për rastin…