Spekulimet rreth shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin kanë qarkulluar prej disa vitesh, por janë intensifikuar që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Tani, revista New Lines raporton se ka ardhur deri tek një audio- regjistrim, ku dëgjohet duke folue një oligark i afërt me Kremlinin, i cili pohon se presidenti rus “është shumë i sëmurë dhe ka kancer në gjak”.

Ai thotë se një “letër top-sekrete” u dërgua nga selia e FSB-së, agjencia ruse e sigurisë së brendshme, për të gjithë drejtorët e saj rajonalë, citon skynews.

Christo Grozev, kreu i hetimeve në Bellingcat, një ueb-faqe e mirënjohur e kërkimeve mjeko-ligjore, tha se “letra udhëzoi shefat rajonalë që të mos u besonin thashethemeve për gjendjen shëndetësore të presidentit”.

“Sipas një burimi që pa letrën, ky udhëzim i paprecedentë pati efekt të kundërt, ku shumica e oficerëve të FSB-së filluan të besonin se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore”, shtoi ai.

Gazeta vazhdon të detajojë dëshmitë e përkeqësimit të gjendjes fizike të udhëheqësit rus, duke përfshirë vëzhgimet të ecjeve.

Ai gjithashtu i referohet pamjes së ndryshuar të Putinit, duke përfshirë faktin se fytyra e presidentit tani është dukshëm më e fryrë – dhe sugjeron se ai po mjekohet për një sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Macron akuzon kryeministrin australian se ka gënjyer për një kontratë miliarda dollarëshe të nëndetëseve

Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar kryeministrin australian Scott Morrison se ka…

Vdes nëna boshnjake që po kërkonte eshtrat e të birit që vdiq në masakrën e Srebrenicës

Hajra Catic, një figurë kryesore në përpjekjet për të gjetur eshtrat e…

The New York Times shkruan për “Njësinë 29155”, grupin sekret rus që po kërkon të destabilizojë Evropën

Së pari erdhi një fushatë destabilizimi në Moldavi, e ndjekur nga helmimi…

Pacientja vdes nga koronavirusi, sulmohet mjekja te “8 Shtatori”, disa të shoqëruar në polici

Ministri Venko Filipçe ka bërë të ditur se në spitalin “8 Shtatori”…

Detaje ekskluzive për bastisjen e djeshme te shtëpia e Gëzim Ostrenit

Të mërkurën në mëngjes (dje) në Dibër është bastisur shtëpia e Gëzim…