Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.

“Kemi filluar procedurat për verifikimin e pasurisë sipas informatave që janë pranuar nga mediat”, ka thënë Buleshkaj.

Gjatë javës që shkoi, emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përmendur në mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar. Lidhur me këtë rast kanë reaguar partitë politike në vend, kurse Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme nuk kanë komentuar rastin derisa të mos marrin sqarimet nga vetë ambasadori Berishaj.

Mediumi slloven “Planet TV” të enjten ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Mirëpo, ambasadori Berishaj i ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, te politikani slloven./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

As COVID-19 nuk e uli përdorimin e drogës në Evropë

Dikush mund të ketë pritur që një pandemi që u jep fund…

Haxhiu: Nëse veç një anëtar i komisionit s’e kryen detyrën e tij, vetë e çoj në prokurori

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në shqyrtimin e propozimit të Qeverisë së…

Nesër Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin në seancën e tretë para Speciales

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi…

Gazetari Bozhinovski: Ka edhe një të vrarë plus tek rasti “Monstra”

Gazetari Zoran Bozhinovski në faqen e tij në Facebook ka shkruar se…

Policia aksion kombëtar kundër lojërave të fatit, arrestohen 35 persona

Policia ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një operacion kombëtar kundër lojërave të…