Ambasadorja e SHBA-ve Angela Aggeler sot ka deklaruar se klasa politike në Maqedoninë e Veriut duhet të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, edhe pse ky është një vendim i vështirë.

Ajo tha se ky vendim është i domosdoshëm që vendi të shkojë përpara.

Pa specifikuar partitë politike që kundërshtojnë këtë hap, ajo tha se me biseda do të tentojë të bindë ata që të mbështesin këto hapa. Një bisedë më të plotë me ambasadoren Aggeler, mund të ndiqni sot në kuadër të Programit 200 që transmetohet në ora 22:20.

Alsat: Shpesh keni folur për një “vendim të vështirë” që klasa politike duhet të marrë, a mund të saktësoni se çfarë mendoni me këtë?

“Vendim i vështirë tani është të bëhet një zgjedhje e duhur për të ecur drejt BE-së. E di që është e vështirë por duhet kaluar amendamenti kushtetues. E di që nuk është domosdoshmërisht popullor por është i domosdoshëm të shkohet përpara. Deputetët duhet votuar që të kalojnë amendamentin kushtetues, që sinqerisht vendi të mund të shkojë përpara.” /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Info Magazine: LDK-ja dhe analiza e ASHAK-ut sipas këndvështrimit të Buxhovit

Për të folur për 33-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratikë të Kosovës,…

Kurti: Kosova e interesuar për zgjidhjen e problemit me Serbinë, por zgjidhje është vetëm njohja

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio po qëndron për vizitë…

Donald Trump paditet për emërtimin e COVID-19 si “virus i Kinës”

Ish-presidenti Donald Trump është paditur nga një grup i të drejtave civile…

Droni kamikaz i ushtrisë ukrainase i vërsulet rafinerisë së naftës ruse – objektivi ishte vetëm 150 kilometra larg vijës së frontit

Një dron kamikaz i ushtrisë ukrainase kishte për cak rafinerinë ruse në…

Arrestohet dhunuesi, sulmoi tre fëmijë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka…