Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA ka vazhduar në fillim vit trendin e rritjes së numrit të udhëtareve dhe fluturimeve edhe pse pothuajse kishte arritur shifrën 3 milion udhëtarë vitin e kaluar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 mijë e 710 udhëtarë apo 104 mijë e 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 545 mijë e 895 udhëtarë.

“Përveç numrit në rritje mbi 19 për qind në udhëtarë aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10 për qind në numër të fluturimeve. Në këtë periudhë kohore ka ateruar për herë të parë edhe kompania e re ajrore ‘Condor’ duke shtuar frekuencat e fluturimeve për Dusseldorf dhe Munich”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ditë më parë edhe fluturimet në destinacionin e Ljubljanës u rikthyen përsëri përmes kompanisë ajrore GP Aviation.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gazeta zvicerane shkruan për ngjarjen tragjike të 18 vjeçares nga Ferizaj

Gazeta zvicerane “20 minuten.ch” ka shkruajtur për ngjarjen tragjike që ka ndodhur…

Në Rinas të Tiranës arrin sasia më e madhe e vaksinave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e…

Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen 12 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në mesnatë policia e rajonit…

Protestat, policia arreston edhe dy të dyshuar

Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar për pjesëmarrje në protesta të…

Kurti për Walkerin: Me raportimet mbi UÇK-në siguroi ndihmë nga NATO-ja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nderuar lart figurën e ambasadorit William…